Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Lapsi.al 27 April 2023
Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Shqipëria

Masat ajrore të qëndrueshme do të përfshijnë vendin tonë përgjatë gjithë 24 orëshit, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme gjatë paradites në ultësirën perëndimore. Ndërsa pasditja sjell kalime të pakta vranësirash të cila do të jenë më të fokusuara në zonat malore, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje në territor.

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë nën ndikimin e vlerave të larta barike të cila do të sjellin në vend dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta të vranësirave.

Parashikohet që kthjellimet më të dukshme të jenë në pjesën e parë të ditës në pothuajse të gjithë territorin. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të sjellin kalime të lehta vranësirash.

Maqedonia e Veriut

Zhvillimi i një qëndre të presionit të lartë atmosferik në Ballkanin Perëndimor do të bëj që të ndikohen kushtet e motit në MV, duke bërë që në orët e para të ditës pjesa më e madhe e territorit të MV të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve. Ndërsa orët e pasdites dhe në vijim do t'i bëjnë më të dukshme vranësirat, por nuk do të mund të sjellin reshje.

Rajoni dhe Evropa

Europa Lindore parashikohet të jetë nën dominimin e vranësirave të shumta, të cilat do të gjenerojnë reshje dëbore. Gjithashtu nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm me vranësira e reshje paraqiten Britania e madhe dhe pjesërisht Europa Qëndrore. Ndërsa pjesa më e madhe e Europës Jugore dhe Vendet Nordike parashikohet të jenë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të dukshme kthjellimet pritet të jenë në gadishullin Iberik.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI