Flash

Meta: Të vjen për të vjellë nga fushata e Ramës

Lapsi.al 27 April 2023
Meta: Të vjen për të vjellë nga fushata e Ramës

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar mënyrën si po zhvillohet kjo fushatë elektorale. Për posterin e kandidatit të koalicionit ku ai bën pjesë, Belind Këlliçi që tërhoqi vëmendje gjerësisht tha se në vend të gishtit ai duhet të kishte “topin e Mato Grudës” për të goditur korrupsionin e frikshëm në Tiranë.

Sa u përket deklaratave të ditëve të fundit nga kreu i qeverisë, Meta deklaroi se “të vjen për të vjellë kur flet për non-grata shoku i McGonigal”, ndërsa shtoi se kërcënimi i tij për të mos bashkëpunuar me pushtetin vendor në të ardhmen nuk është normal për një vend që synon BE-në.

“Këlliçin do e mbështesim si çdo kandidat të Primareve që e kanë zgjedhur qytetarët. Këlliçi është shumë pozitiv dhe i motivuar. Në vend të gishtit duhet të kishte topin e Mato Grudës për të qëlluar korrupsionin e frikshëm në bashkinë e Tiranës. E dimë shumë mirë ku shkojnë lekët e inceneratorëve. Ai e ka për të qëlluar me top korrupsionin absolut. Ne do kalojmë nga korrupsioni absolut në transparencë absolute, kjo është marrëveshja që kam firmosur me Berishën.

Të vjen për të vjellë të dëgjosh këtë të flasë për non-gratat. Akoma ka fytyrë e flet për këto gjëra ky që është shoku i McGonigalit. A të duket një deklaratë e një njeriu normal kjo, si mund të thotë kryeministri i një vendi anëtar të KE-së sikur ky lekët i ka të vetat. Ngaqë mendon këtë gjë firmos fët e fët ky. Ai do e mësoje se karrigia është e popullit. Marrëzitë e këtij nuk do kenë fund.

Ky e ka problemin se do zbulohet që ka blerë palma nga 5 mijë euro, pisha nga 2500 euro. Nuk ka hallin e qytetarëve, do zbulohet korrupsioni me paratë publike. Janë një miliardë euro në 4 vite nga paratë e qytetarëve të Tiranës. U shqetësuat për gishtin e Belos, Aty ka mjaftistë dhe G-99-ësha”, u shpreh Meta në një intervistë në “News 24”.

Të këshilluara

Arrestohet një nga bosët e Ndrangheta

Autoritetet italiane kanë njoftuar arrestimin e një bosi të lartë të mafies Ndrangheta pas gati 5 vitesh në arrati. Pasquale Bonavota, 49 vjeç, i cili ishte pje...

20:58

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI