Flash

KQZ ndalon institucionet publike të shpërndajnë propagandën e ministrave në Facebook

Lapsi.al 27 April 2023
KQZ ndalon institucionet publike të shpërndajnë propagandën

Në profilin në Facebook të shkollës 9-vjeçare “Hamza Vlashi” në Maminas, një fshat në rrugën që lidh Tiranën me Durrësin, paralelisht me aktivitetet shkollore gjen edhe dhjetra foto të shpërndara nga profili i ministres së Arsimit, Evis Kushi.

Mes tyre gjenden edhe takimet elektorale të ministres Kushi përkrah kandidatit socialist për bashkinë e Elbasanit, Gledian Llatja.

Pesë ditë më parë, shkolla “Hamza Vlashi” ka shpërndarë postimin e Kushit me tekst “një takim shumë frymëzues në Rajonin Nr. 5 në Elbasan, ku banorët shprehën përsëri mbështetjen për Gledin dhe Partinë Socialiste…”.

Ngjashëm edhe në faqen e shkollës “Naim Frashëri” në Korçë mund të gjesh fotot e Kushit me kandidatin socialist për bashkinë e Beratit, Ervin Demo.

Postime të tilla me përmbajtje propagandistike gjen pothuajse në çdo faqe shkolle apo zyre vendore të arsimit në vend –praktikë që sipas një denoncimi të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, KSHH, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, është në shkelje të hapur të Kodit Zgjedhor që ndalon përdorimin e burimeve publike për fushatë.

Nisur nga ky denoncim, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi urdhëroi të enjten ndalimin e ripostimit nga faqet zyrtare të të gjitha institucioneve publike të aktiviteteve që pasqyrohen në profilet personale të ministrave dhe drejtuesve të tjerë të institucioneve publike.

“Jemi përpara një rasti shkeljeje administrative të Kodit Zgjedhor. I kemi bërë të gjitha paralajmërimet,” deklaroi Celibashi në mbledhjen e së enjtes.

“Pa i hyrë përmbajtjes së postimeve, ne do të urdhërojmë ndalimin e ripostimit në faqet zyrtare të një institucioni publik, të aktiviteteve të cilat pasyrohen në profilet personale të drejtuesit të një institucioni publik, për sa kohë këto profile i konsiderojnë profile të tyre personale,” shtoi ai.

Denoncimi i KSHH-së lidhej specifikisht me një email të Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Korçë-Pustec drejtuar drejtorëve të shkollave, ku kërkonte plotësimin e një tabele exel me të dhëna për faqet në rrjetet sociale.Në këtë email, një ndër qëllimet ishte edhe evidentimi i ripostimeve nga profili i ministres Kushi.

Përfaqësuesi i KSHH-së, Erdion Maçolli tha gjatë mbledhjes publike se megjithëse denoncimi kishte marrë shkas nga ky email i një ZVA-je, fenomeni ishte i përhapur në të gjithë vendin dhe ishte një kërkesë e kamufluar për përdorimin e këtyre faqeve për propagandë elektorale.

“Ajo që ne konstatuam në Korçë është një problematikë e shtrirë në nivel kombëtar,” tha Maçolli, duke sjellë shembuj të profileve të shkollave nga qarqe të ndryshme që postonin foto të Kushit me përmbajtje qartësisht politike.

Zyra Vendore e Arsimit Korçë- Pustec u përfaqësua në KQZ nga Anila Bitraku, e cila pretendoi para Komisionerit se informacioni i kërkuar në emailin zyrtar kishte si qëllim identifikimin e faqeve që përdoren nga drejtoritë e arsimit paraauniversitar për t’i diferencuar nga faqet e tjera që nuk administrohen nga institucionet arsimore.

“Verifikim nëse po përdoren për qëllim informimi,” tha ajo, ndërsa shtoi se qëllimi ishte që ato të jenë më aktive në këtë drejtim.

“Qëllimi ishte që të kenë shpërndarje informacioni në kohë reale, ku përfshihen postimet në faqen e ministrisë për aktet nënligjore të miratura dhe qëllimi tjetër ishte që faqet zyrtare të promovonin aktivitete social-kulturore,” shtoi Bitraku.

Ajo pranoi se ishte detyrë e Zyrave vendore arsimore nëse përmbajtja e postimeve ishte në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe pretendoi se të gjitha institucionet ishin vënë në dijeni të dispozitave ligjore që ndalonin ato të përdoreshin për qëllime politike.

E pyetur nga avokati i KSHH-së nëse ZVA-ja ka monitoruar faqet e shkollave për postime elektorale, Bitraku tha se “rezulton që nuk kanë”, por përfaqësuesi i KSHH-së prezantoi me foto disa postime të shkollave të zonës së Korçës ku rishpërndahej veprimtaria politike e Kushit.

Ndërsa përfaqësuesja e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, Migena Ramçi, tha se emaili i ZVA-së kishte të qartësuar llojin e postimeve që kërkohej nga profilet e institucioneve parauniversitare dhe ato nuk ishin elektorale. Ajo po ashtu pretendoi se denoncimet e tjera të KSHH-së në mbledhje ishin marrë nga faqe të ndryshme, të cilat sipas saj, “mund të mos jenë faqe zyrtare të institucioneve”.

Përdorimi i rrjeteve sociale zyrtare të institucioneve për të shpërndarë propagandë politike u evidentua dhe nga disa denoncime të organizatës KRIIK për përdorimin e fondeve publike për fushatë elektorale. Sipas këtyre denoncimeve, Bashkitë Kamëz, Poliçan, Elbasan, Cërrik, Lezhë, Tropojë etj, kishin zhvilluar veprimtari politike duke përdorur burime publike ose veprimtari të paraportuara sipas ligjit.

Në disa prej denoncimeve evidentohej fakti që faqet zyrtare të disa bashkive funksionin si mekanizëm shpërndarës të aktiviteteve politike të kryebashkiakëve, të cilët njëkohësisht janë dhe kandidatë në zgjedhjet vendore të 14 majit./BIRN

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI