Flash

"Thirrja jonë e fundit për qeverinë", Reuters jehonë protestës në Tiranë

Mijëra studentë shqiptarë u përballën sot me policinë në Tiranë, teksa protestonin kundër cilësisë së arsimit dhe mungesës së mundësive për punësim pas diplomimit. Përplasjet e dhunshme shënuan një eskalim të tensionit mes rinisë dhe qeverisë, duke lënë pas disa të lënduar dhe arrestime.

18:32

Konfirmohet pjesëmarrja e Amber Heard në Aquaman

Lapsi.al 27 April 2023
Konfirmohet pjesëmarrja e Amber Heard në Aquaman

Paraqitja e Amber Heard në trailerin e "Aquaman 2" bëri bujë në Hollywood gjatë eventit CinemaCon 2023. Filmi i ri, "Aquaman and the Lost Kingdom", do të shfaqë Jason Momoa dhe Heard duke ripërsëritur rolet e tyre si  Arthur dhe Mera, respektivisht.

Pavarësisht se traileri ende nuk është publikuar për publikun e gjerë, studioja verifikoi për mediat të mërkurën se Heard do të marrë pjesë. Mera e Heard shfaqet shkurtimisht gjatë një skene beteje në pamje paraprake, sipas Deadline. Kjo vjen pasi mbështetësit e Johnny Depp nisën një fushatë në internet për të hequr aktoren nga vazhdimi, një peticion që ka marrë mbi 4.6 milionë nënshkrime.

Pranverën e kaluar, peticioni " mori një nxitje të madhe kur Depp dhe Heard shkëmbyen akuzat për dhuunë në familje në gjyqin e tyre të profilit të lartë për shpifje në Virxhinia. Juria përfundoi duke i dhënë aktorit më shumë se 10 milionë dollarë, ndërsa Ambermori 2 milionë dollarë. Pas humbjes së çështjes, ajo shprehu zhgënjimin e saj që sasia dërrmuese e provave ishte e pamjaftueshme për të kundërshtuar fuqinë, ndikim të ish-bashkëshortit të saj.  Presidenti i atëhershëm i Warner Bros. Pictures pohoi gjithashtu në një video se Heard pothuajse ishte hequr për shkak të mungesës së "kimisë" në ekran mes saj dhe Momoas dhe jo për shkak të polemikave të Depp./Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI