Flash

Gjendet motori i vrasësit të biznesmenit në Shëngjin (FOTO)

Lapsi.al 27 April 2023
Gjendet motori i vrasësit të biznesmenit në Shëngjin (FOTO)

Gjendet motori që u përdor nga ekzekutori i biznesmenit Adrian Nikulaj më 19 prill në Shëngjin.

Motori është gjetur pas hetimeve, informacioneve të siguruara dhe kontrolleve të imtësishme në terren të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe forcat operacionale të Policisë së Shtetit.

Mjeti i përdorur nga "killeri" portugez u gjet në afërsi të banesës së shtetasit të shpallur në kërkim Edmond Haxhia, që dyshohet të jetë organizatori dhe porositësi në fshatin Kakarriq.

Grupi i posaçëm hetimor vijon hetimet dhe veprimet në terren, në funksion të dokumentimin të plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë, Policia e Shtetit është duke bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, për lokalizimin dhe kapjen e 6 shtetasve të shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e 51-vjeçarit Ardian Nikulaj.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Ditën e nesërme, 28 prill moti pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Sipas parashikimit nga SHMU, moti do të jetë i kthjellët në pjesën më...

13:45

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI