Flash

Gishti i mesit i Belindit, si shenjë ndarëse mes Ramës dhe Veliajt

Lapsi.al 27 April 2023
Gishti i mesit i Belindit, si shenjë ndarëse mes Ramës dhe

Një poster i Belind Këlliçit, që ka mbushur shumë nga akset e kryeqytetit, është shndërruar në një debat të fortë mes moralistëve ortodoksë që mbrojnë Veliajn dhe njerëzve normalë. Të parët shohin tek dy gishtat e mesit të ngritur lart, të shoqëruara me sloganin "kështu i drejtohem korrupsionit", një skandal të vërtetë, që i vë në siklet prindërit që nxjerrin fëmijët në rrugë, që përbuz zgjedhësit të cilëve u drejtohet, që tregon papjekuri, arrogancë dhe rrugaçëri. Për të tjerët, pavarësish nëse ndahen për efikasitetin apo efektin boomerang të këtij posteri, aty nuk ka ndonjë skandal.

Këto dy rryma i kanë përfaqësuar më së miri edhe dy zëra të fortë në opinionin publik si Carlo Bollino dhe Fatos Lubonja. I pari i kushtoi kësaj ngjarjeje një editorial ku, me tone prej purtitani të virgjër, shkruan: "Belind Këlliçi beson se mund të fitojë votën e shqiptarëve duke i sharë. Një gjest që nuk ka nevojë për asnjë interpretim për t’u kuptuar, edhe nëse ai ka tentuar ta sfumojë si bëhet me skena porno kur transmetohen jashtë ambjenteve të mbrojtura. Një akt përbuzje totale ndaj kujtdo që e sheh dhe si rrjedhojë edhe ndaj kujt, me të ngjarë, e voton. Ja pse mjiëra dhe mjëra njerëz, duke perfshirë komunitetet fetare, institucionet e pavarura dhe shumë mbeshtetës politikë të tij, u skandalizuan". pretendon Bolino në editorialin e tij.

Posteri polemik i Belin Këlliçit

Posteri i Këlliçit me gishtin e mesit, qytetarët të irrituar: Ç' kandidat është ai? Mjerë populli! Humb shumë pikë - Shqiptarja.com

Ndërsa i ftuar në emisionin "Open", Fatos Lubonja nuk pa në asnjë skandal në faktin që zgjidhem simbole të forta për të dhënë sinjale kundër korrupsionit. Në një debat me Dritan Hilën, që e quante këtë një akt rrugaçëror ai nxori foton e një vepre artistike, të vënë në qendër të Milanos, ku një statujë me gishtin e mesit ngritur lart, ishte vendosur përballë godinës së bursës, si reagim ndaj të këqijave të kapitalizmit financiar. Vepra e skulptorit Maurizio Catalan qëndron prej dhjetë vitesh në një nga sheshet e rëndësishme të qytetit, duke sfiduar të gjithë ata që janë "skandalizuar" prej saj. Pra edhe gishtat e Belos, Lubonja nuk i shikonte si moralistët kokëtrashë, por si përdorim të një gjuhe simbolike.

Vepra e Maurizio Cattelan para bursës së Milanos

Ky është ndoshta një nga rastet e pakta në histori kur Fatos Lubonja mendon ngjashëm me Edi Ramën. Kur u pyet për "gjëmën" e gishtave të Belos, shefi i rilindjes e evitoi të hynte në këtë polemikë. "Këto janë gjëra që mua s'më bëjnë shumë përshtypje tha Rama", duke vënë theksin te problemi shumë më i madh që ka sipas tij Këlliçi, ai se po shërben si parfum për të mbytur kudërmimin e Berishës dhe Metës. Natyrisht, sado mëkate që të ketë, Edi Rama nuk është as idiot as injorant që të 'skandalizohet' nga përdorimi i simboleve në komunikimin politik. E para si ish pedagog i arteve të bukra ai i njeh veprat e artisëve të mëdhenj me gishtin e mesit e nuk mund të flasë për to me të njëjtën gjuhë që përdorin aktorët e paguar nga Veliaj. E dyta ai është politikani i votuar menjëherë pasi i dolën fotot lakuriq në një plazh publik të Francës dhe nuk i lejon vetes të rreshtohet me kryqëtarët e moralit të rremë. Prandaj ai tha se nuk i bën përshtypje gishti i mesëm që Belo i drejton edhe atij vetë si i korruptuar.

Rama ne rini ne plazhet e Frances

Të përkëdhelëm në një vend që s'thuhet”, analisti ironizon Ramën: Lakuriq nate i plazheve perëndimore - Politike

Por, krejt ndryshe reagoi njeriu i propagandës bazike, i mendimit të limituar dhe i fjalorit të kufizuar në 300 fjalë, Erion Veliaj. Boll të shikohen videot për të krahasuar injorancën dhe mentalitetin. Lali përdor disa herë togfjalshin "turp i madh" dhe me një pacipësi idioteske shton dhe frazën: "të nxjerrësh gishtin e mesit në 2023" sikur po ta bëje 10 apo 17 vite më parë do qe turp disi më i vogël! Ai e çoi në skaj ligjërimin e tij për trushkulurit kur tha: "një njeri i pjekur nuk tregon gishtin e mesit në 2023, për të kërkuar vota".

Pra, gishti i mesit i Belos drejtuar korrupsionit, nuk shërbeu për të rihapur debatin vetëm mbi këtë plagë të shoqërisë shqiptare, por edhe për të vizatuar një vijë ndarëse mes demagogëve të moralit bosh dhe atyre më mendje të hapur në mjedisin tonë. Ai shërbeu gjithashtu për të nxjerë në pah edhe hendekun e formimit kulturor në rilindje, mes shefit aktual dhe trashëgimtarit kokëbosh. 

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI