Në grua mbeti e plagosur në Fier pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 19:40, në lagjen "8 Shkurti". Shtetasja T. B., 54 vjeçe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.