Flash

"Thirrja jonë e fundit për qeverinë", Reuters jehonë protestës në Tiranë

Mijëra studentë shqiptarë u përballën sot me policinë në Tiranë, teksa protestonin kundër cilësisë së arsimit dhe mungesës së mundësive për punësim pas diplomimit. Përplasjet e dhunshme shënuan një eskalim të tensionit mes rinisë dhe qeverisë, duke lënë pas disa të lënduar dhe arrestime.

18:32

Debati publik i Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldos

Lapsi.al 27 April 2023
Debati publik i Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë nxitur thashethemet në lidhje me gjendjen e marrëdhënies së tyre duke u grindur në publik teksa hipnin në aeroplan.

Prej ditësh është folur se lidhja e Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez nuk po kalon momentin më të mirë.Që nga ardhja e futbollistit në klubin e tij aktual, Al Nassr, ka pasur spekulime se marrëdhënia mund të jetë në krizë.

Së fundmi mediat portugeze i morën si të vërteta këto raportime dhe konfirmuan drejtpërdrejt se Cristiano-n “është lodhur me të”. Në të njëjtën mënyrë, një llogari e re është publikuar që duket se do t'i shtojë këto aludime. Një dëshmitar ka kontaktuar gazetarin spanjoll Abel Planelles për t'i treguar gjithçka ka ndodhur mes çiftit në atë që duket të jetë një nga zënkat e tyre më të ashpra, pak para se të hipnin në avion

Ai gjithashtu tregoi se si secili prej tyre u soll pas sherrit të tyre masiv. “Ata patën një zënkë me të bërtitura para se të hipnin në avion ”, tha dëshmitari. Cristiano Ronaldo thuhet se është i mërzitur me qëndrimin e Georgina dhe mendon se ajo po bëhet 'egocentral'.

Georgina, e cila është një modele spanjolle-argjentinase është kritikuar gjithashtu për mënyrën se si i trajton miqtë e saj. Mirëpo, deklaratat më të ashpra erdhën nga Leo Caeiro, mik i nënës së futbollistit. “Kam thënë prej muajsh që nuk po shkojnë mirë dhe ka gjasa që të ndahen”, u shpreh Caeiro. "Ai është i lodhur . Ky është realiteti". Caeiro madje deklaroi se "nuk do të ketë martesë" dhe se ata janë bashkë vetëm "për të ushqyer produktin"./Lapsi.al

Marrë nga: Marca

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI