Flash

Kripto rilindasit që sfilojnë si të pavarur

Lapsi.al 27 April 2023
Kripto rilindasit që sfilojnë si të pavarur
Kush e ka ndjekur me sa do pak vëmendje mbulimin mediatik të kësaj fushate, me siguri qe ka venë re një anomali: tendencën për tu arratisur nga debati real në favor të temave abstrakte. Kur dikush ngre çështjen se opozita reale është zhveshur nga të drejtat që i jep ligji ynë elektoral, del një “i pavarur” që dredhon duke u pergjigjur: “s'mund të flasin për ndershmëri vote Berisha dhe Meta”.  Kur dikush përsërit faktin se PD-së i’u vodh vula, financimi, koha televizive dhe komisionerët, shfaqet një “neutral” që argumenton se Rama i bën këto ngaqëë kundërshtarët e tij të diskredituar, nuk kanë fuqi populloreë për ta ndalur. Kur dikush këmbëngul se Këlliçi, Boçi apo Cara u privuan edhe nga e drejta për të pasur numërues që do garantojnë votat e tyre, kërcen një “asnjëanës” për të thënë se bandës së "non grata-ve" ia ka hequr fillin SHBA-ja. LEXO ME TEJ:

Polemika/ Kush ka të drejtë për regjimin, Lubonja apo Kajsiu? 

Në fakt, po të shtrydhësh mesazhin e të gjithë këtyre kripto-rilindasve ai është i njëjtë me atë të Edi Ramës: “Mos e frenoni grykësinë time PËR PARA se do bini sërish në duart e Salut dhe Ilirit”. Ndonëse këta që janë në pushtet vjedhin Shqipërinë për të blerë vota dhe pastaj me këto para blejnë vota për të vazhduar grabitjen, ne duhet ta anashkalojmë këtë fakt sepse nuk duhet të kthehemi prapa në të shkuarën. Ky adaptim me thirrjen e Ramës ka bërë që ata që kanë turp ta mbështesin publikisht, por që duan të luajnë me çdo çmim lojën e tij, të shndërrohen në kasapë të debatit publik. Ata nuk preferojnë kurrë të flasin për një temë konkrete, por nxitojnë të bërtasin “fajin e ka Saliu”. Ata nuk çuditen se si të vetmes forcë reale, që i ka nxjerrë rilindjes 61 kundër kandidatë, nuk i jepet as e drejta të ruajë dhe të mbrojë votën e saj. Në vend të fakteve të ditës, në vend të komentimit të aktualitetit që degjeneron përditë, ata e arratisin debatin nga krimi i fundit që ka ndodhur tek profili moral i Berishës dhe Metës. Natyrisht këta të fundit janë larg se qeni ëngjëj. Në historinë e gjatë të masakrimit të zgjedhjeve shqiptare ata kanë lënë njollat e tyre të turpit. Në degradimin e pandalshëm të këtij vendi, ata kanë peshën e tyre të madhe.  Por sot debati real nuk është se sa të njollosur janë lideri i demokratëve dhe ai i partisë së lirisë, po se përse këtyre: të këqinjve, të mbaruarve, të fundosurve, të braktisurve, Edi Rama e ka sërish të nevojshme tu bëjë hile dhe tu rrëmbejë atë që u japin zgjedhësit? Mos vallë shefi i qeverisë ka frikë se është  edhe më i urryer sesa ata që i quan “zora qore”? 

Këto fytyra (foto) po shkatërrojnë zgjedhjet. Vendimi i fundit i KAS

Duke shmangur këtë dilemë mbështetësit e kriptuar të rilindjes nuk i bëjnë dëm, ashtu sikurse pretendojnë, vetëm Berishës dhe Metës, por ata i shërbejnë shkallmimit të së drejtës së çdo votuesi shqiptar për të gjykuar i lirë dhe i padhunuar. Duke manipuluar me tezën  se Saliu dhe Iliri janë e keqja më e madhe, ata shkallmojë parimin e shenjtë demokratik të të qenit të barabartë përballë rregullave dhe ligjeve të përbashkëta.  Në thelb, konkluzioni i të gjithë atyre që luajnë këtë lojë është tepër i thjeshtë: Ata përligjin faktin se opozitës i duhen rrëmbyer votat e atyre që e pëlqejnë, sepse krerët e saj janë të pa pëlqyeshëm për Edi Ramën. 

Prandaj, sa herë ju ndodh që të shikoni në debatet e mbrëmjeve dikë që e çon bisedën nga pyetja se a i takon shumicës së demokratëve vula e PD-së, tek fakti se Saliu është non grata; nga shkeljet e kolegjit, KAS-it, KQZ-së, tek justifikimi se kështu e do aleati ynë i madh; nga fakti se a i takon Belindit, Luçianos apo Iglit të ruajnë votat që i kanë dhënë zgjedhësit, tek dredhimi se s’mund të kthehemi më mbrapa; pra sa herë dëgjoni të tilla pirueta duhet ta dini se keni të bëni me një kripto rilindas. Dhe në të vërtetë ata nuk e kanë as me Berishën, as me Metën, thjeshtë duan të vazhdojë të na sundojë dhe të na vjedhë idhulli i tyre.

©Lapsi.al  

Të këshilluara

Tre parrulla dhe gjashtë të vërteta

Parrullat e tre aktorëve kryesor në zgjedhje, PS, koalicioni Berisha-Meta dhe PD-ja zyrtare, pasqyrojnë në mënyrë perfekte realitetin aktual politik. Secila nga...

13:11

Dy garat e së njëjtës fushatë

Në këtë fushatë duket sikur po ravijëzohen dy gara paralele, e para, ajo e pamundur, për të mposhtur pushtetin e Edi Ramës dhe e dyta, e opozitës reale, për të ...

16:10

Kush po luan me shkrepse

Ndërsa në Shqipëri intelektualët luajnë me shkrepse, duke gjëmuar për domosdoshmërinë e rinovimit të opozitës, në terren ndodh e kundërta, punohet sistematikish...

12:26

Ç’kërkonte Glover tek Berisha?

Vëmendjen e mediave në këtë ditë gjysëm pushimi e mori thyerja e embargos ndërkombëtare ndaj Berishës prej shefes së misionit të vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glo...

19:11

Pse do ta votoja Arlind Qorin

Pse do ta votoja Arlind Qorin? - Sepse kemi nevoje per ndryshim. Partite e vjetra jane konsumuar dhe tashme prodhojne me shume se çdo gje tjeter korrupsion. Ka...

11:44

Dy alternativa reale të ndryshimit politik

Nevoja ulëritëse për ndryshim është një nga pikat ku bien dakord pjesa dërrmuese e qytetarëve. Pothuajse të gjitha sondazhet tregojnë se shumica e shqiptarëve j...

09:04

Sa djeni kishte Thaçi për krimet?

Një çerek shekulli më parë, në mes të luftës në Kosovë dhe pas saj, figura të larta ndërkombëtare goditën drejt derës së Hashim Thaçit, komandantit të Ushtrisë ...

14:06

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI