Flash

49 të vdekur dhe 39 të zhdukur nga rrëshqitja e dheut në Ekuador

Lapsi.al 27 April 2023
49 të vdekur dhe 39 të zhdukur nga rrëshqitja e dheut në

Rrëshqitja e dheut që shfarosi një lagje të qytetit ekuadorian të Alausi një muaj më parë ka shkaktuar të paktën 49 viktima ndërsa 39 të tjerë janë ende të zhdukur.

Sekretariati Kombëtar për Menaxhimin e Riskut (SNGR) deklaroi se 43 banorë  u plagosën dhe 581 të tjerë u prekën nga rrëshqitja e dheut, e cila shkatërroi dhjetëra shtëpi natën e 26-27 marsit.Një pjesë gjigante e malit u shkëput gjatë natës dhe rrafshoi një lagje në periferi të qytetit me 45,000 banorë në provincën Ciborasso, rreth 300 kilometra në jug të kryeqytetit Quito.

Të paktën 240 hektarë, ku ndodheshin 209 shtëpi, u prekën nga fatkeqësia. Operacioni i kërkimit për nxjerrjen e trupave të dhjetëra personave të zhdukur nuk ka përfunduar ende.

Ekuadori po përjeton sezonin e tij më të keq të shirave në 15 vjet. Në fund të marsit qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në 14 nga 24 provincat e Ekuadorit.

Duke përjashtuar rrëshqitjen e dheut në Alausi, që nga fillimi i vitit reshjet dhe përmbytjet kanë vrarë 33 persona, kanë prekur 68,058 të tjerë dhe kanë dëmtuar ose shkatërruar plotësisht 14,697 shtëpi, pa përfshirë dëmtimet në rrugë, urat dhe infrastrukturën tjetër publike.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI