Në orën 17:45, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit do të dalë në një konferencë për shtyp.
Lajmi është bërë me dije nga zyra e shtypit të Policisë së Shtetit, por nuk dihet se çfarë do të lajmërojë në fjalën e tij, Muhamet Rrumbullaku.
Dyshimet janë se bëhet fjalë për zbardhjen e vrasjes së biznesnmenit Ardian Nikulaj, pasi mësohet se policia ka zbuluar se janë përfshirë 7 persona dhe se nga analizimi i provave policia ka arritur të zbulojë identitetin e ekzekutorit.