Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Rënia e euros prek tjetër rekord historik, kursi po shkon drejt 110 lekëve

Lapsi.al 26 April 2023
Rënia e euros prek tjetër rekord historik, kursi po shkon drejt 110

Rënia e euros në kursin e këmbimit me lekun u thellua edhe shumë ditën e martë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye me 111.34 lekë. Ai ka prekur një minimum të ri historik. Që nga fillimi i vitit, kursi i euros ka rënë me 2.5%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rënia e euros ka arritur në 7.6%.

Agjentët e tregut të këmbimit valutor dëshmojnë për ofertë shumë të lartë të valutës së huaj dhe sidomos të euros. Oferta e bollshme e valutës ka qenë një tipar konstant në tregun valutor që prej vitit të kaluar, por në javët e fundit kjo ofertë po rritet edhe më shumë. Sipas ekspertëve, kjo mund të shpjegohet me një shtim të të ardhurave nga turizmi, efektin e përvitshëm sezonal të festave të Pashkëve, por ndoshta edhe me fushtën për zgjedhjet lokale të datës 14 maj.

Sipas tyre, periudhat para zgjedhjeve shoqërohen me flukse të shtuara të euros në tregun valutor, ndonëse është e vështirë të identifikohet burimi i këtyre prurjeve. Rënia e kursit të euros dhe mbiçmimi i monedhës vendase ka ndikime të rëndësishme në ekonomi. Euro është monedha mbizotëruese në këmbimet e tregtisë së jashtme të vendit dhe mbiçmimi i lekut kundrejt saj i bën më të lira importet dhe po vazhdon të amortizojë një pjesë të shtrenjtimit të mallrave nga tregjet e huaja.

Leku i fortë është një nga faktorët pse Shqipëria ka nivele të inflacionit krahasimisht më të ulëta me ekonomitë fqinje dhe ato të vendeve të Bashkimit Europian. Leku i fortë ka një efekt pozitiv edhe në importet e shëbrimeve dhe sidomos të turizmit, duke e bërë më të leverdisshme për shqiptarët të udhëtojnë dhe të pushojnë jashtë vendit. Një segment tjetër që po përfiton ndjeshëm nga forcimi i lekut është ai i huamarësve në valutë të huaj.

Sidomos në segmentin familjar, shumica e tyre i kanë të ardhurat në lekë dhe kjo bën që mbiçmimi monedhës vendase të ulë shpenzimin e tyre për këstin mujor të kredisë. Një familje që ka kredi në euro me normë interesi fikse sot paguan pothuajse 8% më pak nga sa paguante një vit më parë. Një nga huamarërsit më të mëdhenj përfitues është vetë qeveria shqiptare.

Banka e Shqipërisë llogariste se vitin e kaluar forcimi i lekut e uli me 37 miliardë lekë stokun e borxhit në valutë të huaj dhe me pothuajse dy pikë përqindje raportin e borxhit publik ndaj PBB-së. Një tendencëe tillë po vazhdon edhe në gjysmën e parë të këtij viti. Por, forcimi i lekut po bëhet një kërcënim gjithnjë e më i madh për bizneset eksportuese dhe sidomos për ato që e kanë vështirë të rrisin çmimet për të kompensuar efektin e humbjes nga kursi.

Nëse një subjekt me të ardhura në lekë dhe shpenzime në euro ka fituar rreth 8% brenda një viti, për një subjekt me të ardhura në euro dhe shpenzime në lekë efekti është i përmbysur dhe përkthehet në humbje me pothuajse 8% nga kursi. Një ndryshim i tillë përbën një trysni të konsiderueshme mbi marzhet e fitimit të bizneseve, sidomos në sektorët e fasonerisë.

Ky efekt po prek edhe bizneset e sektorit turistik dhe sidomos hotelerinë, që i shet shërbimet e veta kryesisht në euro. Sektori turistik shqiptar ka pasur një lloj avantazhi konkurrues në tërhqjen e turistëve të huaj, falë çmime relativisht më të lira krahasuar me destinacionet konkurruese në Europë. Por, rritja e çmime për shkak të forcimit të lekut dhe rritjes së kostos së punës mund ta zbehin këtë avantazh.

Forcimi i lekut po ushtron një ndikim negativ në vlerën e kursimeve të qyetetarëve shqiptarë në monedhë të huaj. Në vitet e fundit, euro po bëhet gjithnjë e më dominuese në strukturën e depozitave bankare, pavarësisht nënçmimit të ndjeshëm që ka pësuar kundrejt lekut. Në teori, kjo bën që vlera e kursimeve, e shprehur në lekë, të ulet, por depozituesit nuk duken shumë të ndjeshëm ndaj këtij efekti, ndoshta edhe për shkak të euroizimit të ekonomisë së brendshme dhe faktit që shumica e aseteve me vlerë të qëndrueshme në kohë kuotohen në euro./ Monitor

Të këshilluara

Këmbimi valutor per datën 25 prill

Në tregun e këmbimi valutor sot një dollar amerikan do të blihet me 100.4 lekë dhe do të shitet me 101.7 lekë. Monedha evropiane vazhdon të jetë në nivelet m...

09:19

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI