Flash

"Thirrja jonë e fundit për qeverinë", Reuters jehonë protestës në Tiranë

Mijëra studentë shqiptarë u përballën sot me policinë në Tiranë, teksa protestonin kundër cilësisë së arsimit dhe mungesës së mundësive për punësim pas diplomimit. Përplasjet e dhunshme shënuan një eskalim të tensionit mes rinisë dhe qeverisë, duke lënë pas disa të lënduar dhe arrestime.

18:32

Arbana Osmani reagon pas komenteve për deklaratën e saj

Lapsi.al 26 April 2023
Arbana Osmani reagon pas komenteve për deklaratën e saj

Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit, "Big Brother Vip Albania 2", Arbana Osmani bëri një deklaratë e cila u komentua shumë në rrjetet sociale.

Duke diskutuar për komentin e Luizit rrethpjesëmarrjes së Efit në programin “Për’Puthen”, Osmani i tha konkurentit: "Kujdes, se mund të ketë edhe nga ato që thonë se motrën time nuk e dua si Kiara, që shkon në "Big Brother", lidhet me dikë, puthet dhe bën dashuri poshtë jorganit". Mirëpo, kjo deklaratë e moderatores pati shumë  kritika duke bërë që Arbana të reagonte në InstaStory për të sqaruar situatën.

“Edhe njëherë dua të saktësoj përgjigjen time në lidhje me deklaratat e Luizit për “vajzat e Për’Puthen”. Çdo vajzë që merr pjesë në një reality show si “Big Brother” apo “Për’Puthen” ka një linçim publik 10-fish më të madh se një djalë dhe këtë, po e diskutoja edhe dje me Kiarën, ku më erdhi shumë keq kur më tha se “momenti që më ka bërë më tepër të vuaj ishte kur mësova se vëllait tim i dërgonin mesazhe të tipit: “Shikoje motrën tënde çfarë bën poshtë jorganit.

Nuk e bën një vajzë me “turp” fakti që vendos të marrë pjesë në një program televiziv dhe të ndajë historinë e saj të dashurisë me publikun. Askush nuk ka të drejtë të mërzisë as vëllain e Efit dhe as atë të Kiarës e të asnjë vajze tjetër të këtij vendi duke predikuar moral.

Efi, Kiara, Dea, Olta etj janë të gjitha vajza dhe gra që prej muajsh po linçohen masivisht online vetëm sepse në momente të caktuara kanë zgjedhur të jetojnë “Big Brother-in” e tyre si të duan ato. Linçimi jashtë është mëse i tepër. Aq sa kur më i vogli që vjen brenda shtëpisë, mua si grua, më bën të reagoj. Dhe do ta bëj gjithmonë”,shkruajti ajo./Lapsi.al

Të këshilluara

Të nominuarit për Daytime Emmy Awards 2023

Çmimet Daytime Emmy 2023 zbuluan të nominuarit për dy kategori kryesore në Entertainment Tonight  duke përfshirë prezantuesin e jashtëzakonshëm të serisë Daytim...

14:41

Vendimi i Pete Davidson për Kim Kardashian

Ndërkohë që marrëdhënia e Pete Davidson me Kim Kardashian duket si  një temë e përsosur për shfaqjen komedi "SNL", ai ka vendosur të mos e përmend Kim kur të dr...

14:28

Detaje nga Met Gala 2023

Met Gala 2023 po afrohet me shpejtësi dhe, siç ndodh gjithmonë, do të jetë një nga ngjarjet më të mëdha të famshme të vitit. Moda do të zërë një vend të parë...

14:13

Tjetër divorc në Hollywood

Tjetër ndarje në showbizin botëror. Pas Taylor Swift, e cila i dha fund lidhjes 6-vjeçare, edhe këngëtarja e njohur Halsey është ndarë. Këngëtarja e “Bad at Lo...

12:40

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI