Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Lapsi.al 25 April 2023
Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Masat ajrore të paqëndrueshme vijojnë të mbeten prezente në Ballkanin Veriperëndimor. Kjo padyshim dikton kushtet e motit edhe në territorin shqiptar. Parashikohet që të mbetemi nën ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu në Veri dhe pjesërisht në zonat Qendrore e Lindore të vendit tonë.

Ndërsa zonat Jugore parashikohet të jenë në dominimin e kthjellimeve, kalimeve të vranësirave dhe momenteve të pakta me pika shiu. Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes. Megjithatë ato do të ulen në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 22°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Deri në orët e mesditës territori i Kosovës parashikohet të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare, të cilat më të shpeshta do të jenë në zonat Veriperëndimore. Ndërsa në orët vijuese vranësirat do të theksohen në të gjithë vendin, duke sjellë reshje shiu në të gjithë Kosovën. Por do të ketë dhe reshje të pakta dëbore.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV deri në mesditë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash. Kthjellimet më të dukshme pritet të jenë në zona Jugperëndimore. Por në orët e pasdites dhe mbrëmjes vranësirat do të bëhen më të dukshme duke rrezikuar momente të pakta me pika shiu. Ndërsa në zonat malore do të ketë reshje dëbore.

Rajoni dhe Europa

Pjesërisht Europa Juglindore dhe Qëndrore do të jenë nën dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat pritet të sjellin reshje shiu, ku më të dukshme do të jenë në Veri të Ballkanit. Gjithashtu gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore janë përfshirë nga masa ajrore të paqëndrueshme duke sjellë në këto rajone vranësira dhe reshje dëbore. Ndërsa Ishujt Britanik dhe Europa Perëndimore parashikohet që të jenë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43