Flash

Me pistoletë ari në bagazhe/ Arrestohet amerikania në Sidnej

Lapsi.al 25 April 2023
Me pistoletë ari në bagazhe/ Arrestohet amerikania në Sidnej

Një grua amerikane është arrestuar në Australi pasi në bagazhin e saj u gjet një αrmë e veshur me flori 24 karatësh. Gruaja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, mbërriti në Sidnej nga Los Angeles dhe nuk kishte leje për αrmën e zjarrit. Ajo mund të përballet me 10 vjet burg.

Fotot e publikuara treguan një skanim në aeroport të bagazhit të gruas, duke zbuluar armën e zjarrit brenda çantës së saj. Një foto e dytë tregonte pistoletën pas hapjes së çantës. Në një deklaratë, një zyrtar i policisë tha se një teknologji e sofistikuar e zbulimit kishte ndihmuar në ndalimin futjes së armë në vend.

Gun

"Herë pas herë, ne kemi parë se sa të mirë janë oficerët e policisë në shënjestrimin dhe ndalimin e mallrave të paligjshme dhe shumë të rrezikshme në kalimin e kufirit të Australisë" - tha komandanti Justin Bathurst.

Zyrtarët thanë se ndaj gruas 28-vjeçare u ngritën akuza dhe doli përpara Gjykatës Lokale të Doëning Center të hënën ku mori lirimin me kusht. Ajo gjithashtu mund të përballet me anulimin e vizës dhe largimin nga Australia, në pritje të rezultatit të procesit gjyqësor.

Pasagjerët e linjave ajrore në fluturimet e brendshme në SHBA mund të udhëtojnë me armë zjarri në një çantë të kontrolluar e cila mbyllet në një kuti të posaçme në avion. Udhëtarët duhet gjithashtu t'u tregojnë përfaqësuesve të linjës ajrore se ata synojnë të udhëtojnë me armë gjatë kontrollit.

Në vitin 2022 një numër rekord i armëve të zjarrit u konfiskua tek pasagjerët e aeroporteve amerikane. Një total prej 6301 armësh u zbuluan në pikat e kontrolli. Ndërsa Australia ka disa nga ligjet më gjithëpërfshirëse të armëve të zjarrit në botë. Ato u miratuan pasi 35 persona u vranë në vitin 1996 nga një person i armatosur në Tasmani.

Të gjitha armët automatike dhe gjysmë-automatike u shpallën të jashtëligjshme dhe rreth 600 mijë armë u dorëzuan si pjesë e një skeme të detyrueshme të blerjes së qeverisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI