Flash

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lapsi.al 25 April 2023
Kosova një hap më afër anëtarësimit në

Një viti pas kërkesës së Prishtinës Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës miratoi kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë mekanizëm, në të cilin bëjnë pjesë 46 vende.

BRUKSEL;Dy të tretat e anëtarëve në Komitetit Ministror votuan pro anëtarësimit të Kosovës. Komiteti Ministror i Këshillit e dërgoi tani kërkesën e Kosovës për anëtarësim për diskutim dhe votim në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës. Në një njoftim, thuhet se vendimi mori parasysh edhe marrëveshjen e Brukselit të 27 shkurtit 2023 dhe marrëveshjen e Ohrit të 18 marsit 2023, të arritura në dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe rëndësinë që të gjitha palët t'i zbatojnë ato në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim.

Nëse kërkesa e Kosovës mbështetet në Asamblenë e Përgjithshme nga dy të tretat e vendeve anëtare, atëherë i rekomandohet Komitetit të Ministrave që t'i bëjë ftesë Kosovës të bëhet anëtare e plotë e Këshillit të Evropës. Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se "vendimi i sotëm përbën një hap historik, ndoshta, më të rëndësishmin pas pavarësisë së Kosovës', duke theksuar se procesi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës "është i gjatë dhe plot sfida”.

Proces i gjatë dhe plot sfida

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani  tha se votimi i sotëm për ta avancuar aplikimin e Kosovës për Këshillin e Evropës drejt Asamblesë Parlamentare nuk është vetëm ditë e mirë për të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Kosovë, por edhe moment i rëndësishëm për gjithë Evropën.

"Ky është një hap përpara për Kosovën dhe qytetarët e saj, jo vetëm sa i përket integrimit ndërkombëtar të vendit tonë, por mbi të gjitha për avancimin e gjendjes së të drejtave të njeriut, për të gjithë qytetarët tanë, pa dallim”, tha Vjosa Osmani. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kumtoi se "shteti ynë do të jetë një vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës. Këshilli i Evropës do t'i shtojë vlerë demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në shtetin tonë”.

Serbia do të votojë kundër

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, e themeluar në vitin 1949. Kosova paraqiti kërkesën e saj për anëtarësim në Këshillin e Evropës në maj të vitit 2022 pak kohë pas përjashtimit të Rusisë nga kjo organizatë, pas agresionit në Ukrainë. Serbia vazhdon ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë dhe Presidenti Aleksandër Vuҫiq tha se Serbia do të votojë kundër.

Marrë nga DW

Të këshilluara

Këmbimi valutor per datën 25 prill

Në tregun e këmbimi valutor sot një dollar amerikan do të blihet me 100.4 lekë dhe do të shitet me 101.7 lekë. Monedha evropiane vazhdon të jetë në nivelet m...

09:19

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI