Flash

Flet Haradinaj: E vërteta për një koalicion me Kurtin

Lapsi.al 25 April 2023
Flet Haradinaj: E vërteta për një koalicion me Kurtin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zbutur kohët e fundit disa nga qëndrimet ndaj qeverisë "Kurti". Në një intervistë në emisionin “Pressing” në T7 ai tha se dëshira e tij për të qenë president ka qenë në një etapë të caktuar kur Kosova ndodhej në pozitë të vështirë dhe se do të krijonte ekuilibër në qeverisje. Haradinaj tha se spekulimet se do të krijon koalicion me VV-në janë të pavërteta.

“Nuk kemi këso marrëdhëniesh dhe komunikime. E pritshme ishte që të spekulohej. Kam qenë i gatshëm një etapë që të marr pozitën e presidentit. Këtë e kam iniciuar para se të vijë Vjosa Osmani si presidente. Edhe pse ka qenë kohë shumë e keqe dhe e ndishme pasi priteshin procese. Qëllimi im ka qenë që të ndihmohej Kosova. Por edhe të balancohej Kurti që të mos jetë i vetëm, pasi kur nuk ka ekuilibër gabimet janë më të mëdha. Kur dëgjon vetëm veten proceset mund të shkojnë gabim”, - tha ai.

“Unë e shoh veten që e ndihmoj Kosovën sot më shumë duke drejtuar qeverinë se sa si president. Po flas për këtë etapë. E vlerësoj se qeverisja e Kurti është e dëmshme dhe humbje për Kosovën. Qeverisja e tij vetëm i bën dëm Kosovës. Nuk është në interes të Kosovës”, - shtoi ai.

Haradinaj sqaroi se pse nuk e kundërshton më themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovës.

“Sa i përket Asociacionit e kemi një lehtësim. Fatmirësisht, atëherë kur është diskutuar, është përmendur Gjykata Kushtetuese. Që nga koha e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ne i kemi ndalur kundërshtimet, sepse gjyqësori më i lartë i vendit i ka dhënë përgjigje”, - tha Haradinaj që shtoi se “fatkeqësisht”, Kurti nuk ka qenë i suksesshëm në dialog.

“Ne kemi një kryeministër që nuk ka qenë i suksesshëm në dialog. Angazhimi im nuk ka qenë me pranu Zajednicën, por me shpëtu Kosovën. Me qenë në vend të Kurtit, do të isha më i suksesshëm. Pse? Sepse dialogun do ta bëja afër Amerikës. S’do të lejoja që me i armiqësu serbët e Kosovës dhe me ia dorëzu Vuçiqit.

Kam përkrahur secilën qeveri në dialog. Edhe Thaçin, edhe Mustafën, edhe Hotin, edhe Kurtin. Nëse ne duam me ecë përpara, ne nuk mund të presim një etapë të realiteteve të mëvonshme, por të krijojmë suksese të sotshme. Situata e sigurisë globale nuk është shumë e këndshme”, - ka deklaruar kreu i AAK. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI