Flash

Dokumentet sekrete/ Si e ndaloi CIA planin ukrainas për të sulmuar Moskën

Lapsi.al 25 April 2023
Dokumentet sekrete/ Si e ndaloi CIA planin ukrainas për të sulmuar

Ukraina kishte planifikuar një sulm të guximshëm ndaj Moskës për të shënuar përvjetorin e parë të pushtimit rus. Lajmi i bujshëm është zbuluar në dokumentet e Pentagonit të zbuluara së fundmi. Por sulmi masiv u anulua pasi Shtetet e Bashkuara ndërhynë dhe paralajmëruan Kievin se plani i tij mund të çonte në një luftë bërthamore midis Perëndimit dhe Rusisë.

Tensionet janë rritur ndjeshëm së fundmi pasi Dmitry Medvedev, nënkryetar i këshillit të sigurisë të Rusisë ka deklaruar se bota është "sëmurë" dhe në prag të "një lufte të re botërore". Përpara pak kohësh pati disa dronë ukrainas që u rrëzuan pranë kryeqytetit rus. Dyshimet ranë mbi Kievin edhe pse zyrtarët ukrainas mohuan të qëndronin pas tyre. Dronët shkaktuan shpërthim dhe zjarre në qendra tregtare si dhe objekte energjetike.

Planet për sulmin e 24 shkurtit ndaj Moskës ishin hartuar nga inteligjenca ushtarake e Ukrainës (HUR). Ato u bënë publike në dokumentet e klasifikuara që Washington Post thotë se i ka parë. Shefi i inteligjencës së Ukrainës, gjeneralmajor Kyrylo Budanov udhëzoi oficerët e tij që të përgatiteshin për "sulme masive" me "gjithçka që kishte HUR" zbulohet në dokumentet e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së SHBA.

[caption id="" align="alignnone" width="326"]Plans to attack the Russian capital were hatched by Major General Kyrylo Budanov Gjeneralmajor Kyrylo Budanov[/caption]

Përveç sulmeve ndaj Moskës, ukrainasit menduan gjithashtu edhe për goditjen e portit të Novorossiysk në Detin e Zi. Por zyrtarët në Uashington duket se i kanë kuptuar planet dhe janë shqetësuar se ato mund të kishin shkaktuar një përplasje më të gjerë ushtarake. Përpjekjet e para të amerikanëve për të bindur ukrainasit të tërhiqeshin nga plani duket se kanë qenë të pasuksesshme. Madje u zbulua se edhe shërbimi i sigurisë (SBU) i Ukrainës kishte gjithashtu plane për të sulmuar Moskën. Në këtë situatë CIA hartoi një raport ku shkruhet se “nuk ka asnjë të dhënë që SBU të ketë rënë dakord për të shtyrë planet e veta për të sulmuar Moskën”.

Më pas, dy ditë përpara se të ndodhte sulmi, CIA njoftoi se "HUR ra dakord, me kërkesë të Uashingtonit, të shtynte sulmet". Edhe pse Ukraina u ndal në planet për të sulmuar Moskës për të shënuar pushtimin e Rusisë, menjëherë pas përvjetorit, një bazë ajrore ruse u trondit nga shpërthime masive pas një sulmi të dyshuar me dron. Dokumentet tregojnë se inteligjenca amerikane ka vijuar të përgjonte komunikimet e Budanov.

Black smoke seen billowing from a Russian airbase just after the invasion's anniversary

Ato zbulojnë gjithashtu tensionin midis Kievit dhe Uashingtonit mbi masën në të cilën armët e prodhuara nga SHBA mund të përdoren për të çuar luftën brenda Rusisë. Deri më tani, hezitimi për të furnizuar Ukrainën me avionë luftarakë F-16 është interpretuar si rrjedhojë e frikës së SHBA-së se ata mund të përdoren në sulme që mund të përshkallëzojnë konfliktin.

Moska është rreth 280 milje nga pika më e afërt në Ukrainë në një vijë të drejtë, por deri më tani nuk është goditur drejtpërdrejt edhe pse Kievi duket se po përpiqet vazhdimisht. Një dron i dyshuar ukrainas u zbulua vetëm disa kilometra larg kryeqytetit rus në një rrezik të ri potencialisht të madh për Rusinë të hënën.

Droni duket se ka shmangur mbrojtjen ajrore të kryeqytetit rus, e cila është forcuar masivisht javët e fundit. Lajmi vjen pas raportimeve se Ukraina po përgatitet për një sulm të madh për të rimarrë Krimenë dhe për të poshtëruar Putinin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI