Flash

Arrestohen tre persona në Tirane,kapen per trafik emigrantësh e kultivim kanabisi

Lapsi.al 25 April 2023
Arrestohen tre persona në Tirane,kapen per  trafik emigrantësh e

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë ndihmuar emigrantët e paligjshëm për kalimin e kufirit.

Në banesën e njërit prej të arrestuarve u gjetën të strehuar 9 emigrantë që do të transportoheshin me pagesë drejt kufirit me Malin e Zi si dhe 114 kubikë me fara kanabisi, gati për t’u kultivuar.

Policia ka proceduar në gjendje të lirë 9 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit. Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar edhe 2 automjete që përdoreshin për transportimin e emigrantëve dhe 2 aparate celulare.

Të arrestuarit janë Erzen Prendi, 35 vjeç, banues në Pezë Helmës, Beqir  Hasani, 34 vjeç, banues në Shkup dhe Anisa  Ramaj, 31 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Këmbimi valutor per datën 25 prill

Në tregun e këmbimi valutor sot një dollar amerikan do të blihet me 100.4 lekë dhe do të shitet me 101.7 lekë. Monedha evropiane vazhdon të jetë në nivelet m...

09:19

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI