Flash

137 kg køkainë nga Ekuadori në Durrës, Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin për Gentian Malindin

Lapsi.al 25 April 2023
137 kg køkainë nga Ekuadori në Durrës, Apeli i

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, për dënimin me 8 vite e 8 muaj burg për shtetasin Gentian Malindi. Ai akuzohet se porositi 137 kilogramë kokainë të kapura në 2019-ën në portin e Durrësit.

Malindi, i cili u arrestua në fund të vitit të kaluar, është dënuar me 13 vite burg nga GJKKO. Por duke qenë se Malindit i është pranuar kërkesa e tij për gjykim të shkurtuar, ai do të vuajë dënimin me 8 vite dhe 8 muaj burg.

Njoftimi i Apelit të Posaçëm:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues), Engert Pëllumbi (anëtar) dhe Igerta Hysi  (anëtare), më datë 25.04.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 26 akti, datë 22.02.2023 regjistrimi, mbi ankimin eparaqitur nga ankuesi/ipandehuri G.M.,kundër vendimit nr. 2, datë10.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë përKorrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit G.M. për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 283/a/1, dhe në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit G.M. për vepër penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve i pandehuri G.M. dënohet me një dënim të vetëm prej 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit G.M. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për pjesën e pavuajtur të kryhet nga i pandehuri G.M. në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, germa “a” të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Në përfundim,Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr.2, datë 10.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Malindi ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2019 për kokainën e zbuluar në kontejnerët e ‘Alba Exotic Fruit’.  Ai ra në pranga në 27 Tetor në afërsi të Vorës, ku iu gjetën dokumente identifikimi të falsifikuara. Droga për të cilën akuzohet Gentian Malindi si pritës i saj, u kap nga autoritetet greke në Portin e Pireut, ndërsa ngarkesa u zëvendësua me oriz.

Të këshilluara

Këmbimi valutor per datën 25 prill

Në tregun e këmbimi valutor sot një dollar amerikan do të blihet me 100.4 lekë dhe do të shitet me 101.7 lekë. Monedha evropiane vazhdon të jetë në nivelet m...

09:19

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI