Flash

Zgjedhjet në veri të Kosovës/ ‘Vetëvendosja’ fiton në dy komuna, dy të tjerat i merr PDK

Lapsi.al 24 April 2023
Zgjedhjet në veri të Kosovës/ ‘Vetëvendosja’

Këtë të dielë u mbajtën zgjedhjet në veri të Kosovës, në katër komunat me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte e ulët pasi Lista Serbe ka bojkotuar procesin. Në përfundit të numërimit ka rezultuar se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në 2 komuna. Ndërkohë PDK-ja triumfoi në dy të tjerat. Përkatësisht, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në Mitrovicën e Veriut dhe në Leposaviç ndërsa në Zubin Potokun dhe Zveçanin qytetarët i kanë ‘besuar’ PDK-së.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se procesi zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës u mbyll me 1.567 votues, pra me vetëm 3.47% të trupit votues. Komunat në veri mbetën pa kryetarë nga nëntori i vitit të kaluar. Asokohe përfaqësuesit serbë në atë zonë dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës. Ky akt u krye për shkak të mospajtimit me një vendim të qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kishin targa ilegale serbe.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI