Flash

Rama në Durrës: Emiriana Sako është shalqi me provë. Kandidati i PD çun i mirë, por unë s'kam motër për të martuar

Lapsi.al 24 April 2023
Rama në Durrës: Emiriana Sako është shalqi me provë.

Gjatë një takimi me gra e vajza në Durrës, Edi Rama tha se kandidatja e PS-së është shalqi me provë, ndërsa për Igli Carën e PD u shpreh se mund të jetë çun i mirë, por ai s'ka motër për të martuar. Më poshtë pjesë nga fjala e Ramës.

“Ka qenë objektiv i imi të hapet a më shumë rruga për gra e për vajza, kemi hasur shumë rezistencë nga burrat, nuk e harroj që më ka ndodhur të bëj mbledhje në asamble ku ishin gjithë burra e thonin nuk ka gra këtu more shef dhe përgjigja imë ishte kush ju ka pjellë e kë gjeni në shtëpi? Kemi future kuotën 50/0 në bashkinë e Tiranës ndërsa rezultat i këtij fakti se këtu janë 26 gra ndërsa gjysma e këshillit janë burra. Ju uroj mbarësi dhe sukses listës për në këshillin bashkiak të Durrësit, është gjë e madh për Anin të ketë mbështetjen tuaj dhe dua që të bëni çmos që të gjitha gratë që njihni të mbështesin Anin. PD-ja ka një histori të veten në Durrës që nuk mund të harrohet ndërsa sot është koha kur nuk duhet parë as majtas as djathtas por tek fëmijët që rriten në këtë qytet dhe për të dhënë një votë me 14 maj që i përfaqëson edhe ata. E vërteta e do që ta themi ashtu siç është, Ani kur mori ndërtimin e mori sepse tërmeti e ngjiti në drejtimin e kryetares së Bashkisë jo se kishte ambicien të bënte karrierë politike, sot Durrësi është një nga qytetet më të pastra të Shqipërisë dhe mbrapa pasqyrës qëndron një grua, që e di shumë mirë, në fillim hera e parë që e kam parë e kam parë në zoom dhe i thashë merre krevatin e shko në Bashki. Më thanë kur po vija këtu se ishte hap fjala që konkurrenti i Anit qenka çun I mirë, unë skam thënë ashtu se nuk e njoh mund të jetë po pastaj unë nuk kam motër për të martu, me 14 maj populli do zgjedhe kë të marrë në punë e cilat janë punët që duhen bërë, Anin e kemi shalqi me provë pse do marrim një kungull që ka dalë nga zorra qorre, se e mësova me këtë rast se apandesitit i thuhet zorra qorre, unë e hoqa pse duhet ta marrë Durrësi? Edhe Shqipëria duhet at heqë zorrën qorre. Te fleta e votimit si do dalin këto gra nga shtëpia e të votojnë për Like floririn? Me Like floririn fiton vetëm Monika Floriri, më duket e thjeshtë dhe për faktin që Durrësin e kemi futur në shpejtësi zhvillimi me projekte që do të kenë impakt në të gjithë rajonin tonë. Porti i ri i Durrësit është një dalje e vendit tonë në një tjetër zonë të rëndësisë për të cilin ka një interes shumë të madh ndërkombëtar. Hekurudha që po ndërtohet dhe stadium I ri që s’do të jetë thjeshte stadium por një lagje e re e qytetit.”- tha Rama nga Durrësi.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI