Flash

Nga Vlora Hyseni te inceneratorët e AKSHI/ Bardhi: Sa herë do të thotë Rama “nuk dija”?

Sa herë një njeri i zgjedhur prej tij përfundon në dosjet e drejtësisë, Edi Rama thotë se nuk mund të dinte çfarë bënte pas shpinës së tij; Gazment Bardhi i është përgjigjur këtë të hënë se, pas 13 vitesh skandale dhe zyrtarësh të lartë nën hetim, problemi është tek kryeministri, se kë emëroi, çfarë kontrolloi dhe çfarë bëri kur u paralajmërua për skandalet e shumta.

13:58

Parashikimi i motit për javën/ Mbizotërojnë shirat e rrebeshet

Lapsi.al 24 April 2023
Parashikimi i motit për javën/ Mbizotërojnë shirat e

Sinoptikani Hakil Osmani ka bërë parashikimin e motit për këtë javë.

Ai tregon se deri të enjten zonat veriore dhe veriperëndimore do të jenë të përfshira nga reshjet e shiut të cilat mund të jenë dhe në formën e rrebesheve. Këto 3 ditë të do jenë në mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm dhe me vranësira të cilat do gjenerojnë dhe reshje shiu.

“Kjo javë në fillimin e saj do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shumta, ku gjatë mesditës së sotme, kryesisht do të ketë zhvillim të vranësirave, do të sjellë reshje shiu në zonat veriore, veriperëndimore, duke përfshirë këtu Shkodër, Lezhë, do të jenë herë pas here edhe në formën e rrebesheve.

Ndërsa pjesa tjetër e territorit do ketë reshje, por në sasi më të pakta. Jo vetëm dita e sotme, por po ashtu, dita e martë dhe e mërkurë, do mbeten në mbizotërimin e masave ajrore të paqëndrueshme, me vranësira të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu, ku sërish më të fokusuara mbeten në zonat veriperëndimore. Por do të kemi dhe intervale të shkurtra me kthjellime. Parashikohet që në fakt kthjellimet të jenë më të dukshme duke filluar nga dita e enjte dhe në vijim, do të kemi intervale të gjata me kthjellime në ultësirën perëndimore.

Ndërsa në zonat malore herë pas here do të ketë kalime të pakta të vranësirave, por nuk pritet të ketë reshje. Jo vetëm reshje shiu, kjo javë nga ka rezervuar edhe rënie të temperaturave të ajrit, ku parashikohet që maksimumet të zbresin në vlerat 21 gradë celsius, ndërsa ditën e enjte pritet që në orët e para të mëngjesit të kemi vlerat minimale nga 0-1 gradë celsius.

Duke filluar nga dita e enjte dhe në vijim do të kemi rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet gjatë fundjavës të ngjiten edhe në 27 gradë celsius, duke bërë që të kemi një fundjavë, kryesisht me mot me diell dhe me temperatura të larta”, u shpreh Hakil Osmani.

Përsa i përket njoftimit të ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, ku paralajmëron përmbytje në disa qytete të vendit, për shkak të reshjeve me intensitet të lartë në disa qytete, Osmani përgjigjet:

“Përsa i përket reshjeve të ditës së sotme dhe kryesisht do të jenë më të dukshme në orët e vona të natës dhe herë pas here në formën e rrebesheve, nuk është se janë reshje të cilat do të sjellin përmbytje masive, dot të jenë përmbytje lokale dhe të përkohshme, pasi duke filluar nga dita e martë do të kemi rënie të intensitetit të reshjeve, çka do të bëjë dhe tërheqjen e ujit”, tha Osmani.

Të këshilluara

Habit Rama, vlerëson Igli Carën në Durrës

Kryeministri Edi Rama është ndalur në Durrës, ku ka zhvilluar takimin e radhës elektoral së bashku me kandidaten Emirana Sako. Në fjalën e tij, Rama vlerësoi ed...

13:25

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI