Flash

Megi Pojani reagon pas videos në varreza

Lapsi.al 24 April 2023
Megi Pojani reagon pas videos në varreza

Një video e Megi Pojani është bërë virale në rrjetet sociale. Në të ajo shihet duke pastruar varrin e stër stërgjyshes së saj  ndërsa tallet duke nxitur reagime jo vetëm nga ndjekësit por dhe tek personazhet publik.

Reperët Noizy dhe Stresi e kanë dënuar publikisht veprimin e saj ndërsa artistja Rozana Radi ka shprehur tronditje për situatën.  " Të ruajtë Zoti mendtë e kokës, mendoj se nuk je mirë mendërisht. "

Nga ana tjetër, Pojani ka reaguar para pak minutash duke kërkuar falje publike përmes  një shkrimi në Instagram. " Jam shumë e keqardhur për veprimet e mia tek video që është  publikuar sot. Kam qenë te varri i stërstërgjyshes sime ku shkoj shpesh; e laj, i ndez qiri dhe i vendos lule te freskëta, që varri t'i dalë në dritë. Kjo është mënyra ime se si e ndërtoj komunikimin me një stërstërgjyshe që prindërit e mi e kanë dashur fort.Është mënyra ime, jo e jotja, marrëdhënia ime me të, jo e jotja. Varret nuk lidhen vetëm me kujen e lotët.

Ate moment, kur është bërë video (3 vite më parë), e kam të gjallë dhe tani. Cdo herë që vizitojmë të afërmit tanë në varreza mami ngarkohet dhe ne mundohemi ta bejmë te qeshë me idiotësitë tona. Kjo është shumë intime. I kërkoj ndjesë përulësisht kujtdo që (me të drejtë), mund të jetë fyer nga veprimi im i pamatur.

Jam koshiente se sa mund te lëndojë, sa jam koshiente për qellimet përse është bërë dhe publikuar kjo video - kurrë për tu tallur me personin tim të dashur. Uroj që  personazhi im në rrjete sociale mos të keqkuptohet dhe mos të interpretohet si karakteri im i vërtetë. Kam bindje se për aq kohë sa kam qenë pjesë e televizionit kam treguar kush është Megi Pojani e vërtetë. Uroj në mirëkuptimin e njerëzve që më kanë mëeshtetur deri tani, në jetë dhe në rrjete sociale", tha Megi./Lapsi.al

Të këshilluara

Alec Baldwin rikthehet në xhirimet e "Rust"

Alec Baldwin është rikthyer zyrtarisht në setin e filmit “Rust”. Aktori u fotografua  vetëm një ditë pasi akuzat për vrasjee të pavullnetshme në lidhje me ndarj...

14:27

Zendaya i rikthehet muzikës

Zendaya befasoi fansat kur bëri një paraqitje të rrallë në skenë gjatë fundjavës 2 të Coachella. Aktorja e  "Euphoria" - e cila nuk ka performuar live për më...

14:16

Charlie Sheen, kërkesë publike Elon Musk

Aktori Charlie Sheen iu lut publikisht Elon Musk që të kthente shenjën e tij blu në Twitter të premten. Sheen, si mijëra të tjerë, humbi simbolin e tij zyrta...

15:00

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI