Flash

Meghan Trainor reagon pas kritikave për komentin rreth mësuesve

Lapsi.al 24 April 2023
Meghan Trainor reagon pas kritikave për komentin rreth mësuesve

Meghan Trainor ka reaguar pas kritikave për komentet e saj të fundit për mësuesit.

29-vjeçarja postoi një video duke kërkuar falje për komentet e saj "të pakujdesshme" për mësuesit dhe dha një shpjegim për planifikimin për t'i shkolluar fëmijët e saj në shtëpi. "Mësues të TikTok dhe mësues të botës, kohët e fundit thashë "Fuc*k mësues" në podcast dhe nuk është ashtu siç ndihem", tha këngëtarja shtatzënë në videon e TikTok. “Më kritikuan sepse po flisnim se të dërgosh fëmijën tënd në shkollë këtu në Amerikë është kaq e tmerrshme”.

Trainor e cila ndan djalin Riley, 2 vjeç, me bashkëshortin Daryl Sabara – dhe vëllai i saj Ryan Trainor ftuan influencuesen Trisha Paytas në podcastin e tyre Workin' On It për të diskutuar mbi prindërimin. "Ne po i shkollojmë fëmijët tanë në shtëpi," tregoi Meghan. "Të gjithë në TikTok thonë: 'Kjo është si të kesh fëmijë në Amerikë. Unë kam një çantë shpine antiplumb."

Meghan i referohej epidemisë së të shtënave masive. Një nga tragjeditë e fundit ndodhi muajin e kaluar në shkollën The Covenant në Nashville, në të cilën një grua 28-vjeçare hapi zjarr në shkollën fillore dhe vrau tre mësues dhe tre studentë. Autoritetet më vonë qëlluan dhe vranë autorin në vendngjarje. Paytas u pajtua me vërejtjet e Trainor, duke shtuar se ajo gjithashtu shqetësohej për ngacmuesit dhe mësuesit e mundshëm. "F**k mësues shoku," tha Trainor.

Në videon e kërkimit të faljes, fituesja e GRAMMY pretendon se ajo dhe burri i saj ishin ngacmuar nga ish-mësuesit e tyre dhe se duke dëgjuar historinë e vetë Paytas-it e zemëroi atë. "Nuk doja të thoja për të gjithë mësuesit,"shtoi ajo. "Unë i dua mësuesit, luftoj për mësuesit. Mendoj se ata e kanë punën më të vështirë dhe janë më të papaguarit.  Nuk dua të justifikohem, më vjen shumë keq."/Lapsi.al

 

Të këshilluara

Megi Pojani reagon pas videos në varreza

Një video e Megi Pojani është bërë virale në rrjetet sociale. Në të ajo shihet duke pastruar varrin e stër stërgjyshes së saj  ndërsa tallet duke nxitur reagime...

16:29

Alec Baldwin rikthehet në xhirimet e "Rust"

Alec Baldwin është rikthyer zyrtarisht në setin e filmit “Rust”. Aktori u fotografua  vetëm një ditë pasi akuzat për vrasjee të pavullnetshme në lidhje me ndarj...

14:27

Zendaya i rikthehet muzikës

Zendaya befasoi fansat kur bëri një paraqitje të rrallë në skenë gjatë fundjavës 2 të Coachella. Aktorja e  "Euphoria" - e cila nuk ka performuar live për më...

14:16

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI