Flash

Blero flet për ndarjen nga Afrona: Martesë për interes

Lapsi.al 24 April 2023
Blero flet për ndarjen nga Afrona: Martesë për interes

Blero Muharremi ka dhënë një deklaratë të fortë për “Prive”, në lidhje me ndarjen nga gruaja e tij e dytë, Afrona Dika.

Këngëtari me origjinë nga Mitrovica tregoi versionin e tij të historisë, duke thënë se paratë u bënë shkak që martesa e tij e dytë të merrte fund.

“Realisht nga fillimi lidhjen e kam ndjerë si një lloj aktrimi. Gjithmonë ka qenë në fokus paraja, sa ka pasur gjithçka ka qenë e bukur ndërsa kur i kam kufizuar shpenzimet, jam parë si i keq. Dhe nuk është që s’jam mjaft inteligjent për t’i kuptuar këto gjëra, por kam heshtur vetëm për të parë deri kur po shkon. Dhe siç ka filluar, ka mbaruar”, ka thënë Blero.

Më tej ai tregoi se investoi paratë në një biznes të përbashkët që Afrona donte të hapte në Zvicër, por që sapo nisi si projekt, Afrona u zhduk.

“Kam dhënë para për t’u hapur biznesi jonë dhe si është arritur qëllim, ajo është zhdukur. Nuk ka reaguar në asnjë tentativë timen. Nuk ka mbetur asnjë opsion tjetër, përveçse të ecë me hapa ligjorë”, tha tutje Blero.

Më tej, ai pranon se ka nisur një lidhje të re dhe se tashmë është i lumtur me vajzën që ka në krah, e cila nuk e sheh vetëm si burim parash, por i vlerëson vlerat njerëzore të tij.

Të këshilluara

Charlie Sheen, kërkesë publike Elon Musk

Aktori Charlie Sheen iu lut publikisht Elon Musk që të kthente shenjën e tij blu në Twitter të premten. Sheen, si mijëra të tjerë, humbi simbolin e tij zyrta...

15:00

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI