Flash

Nga Vlora Hyseni te inceneratorët e AKSHI/ Bardhi: Sa herë do të thotë Rama “nuk dija”?

Sa herë një njeri i zgjedhur prej tij përfundon në dosjet e drejtësisë, Edi Rama thotë se nuk mund të dinte çfarë bënte pas shpinës së tij; Gazment Bardhi i është përgjigjur këtë të hënë se, pas 13 vitesh skandale dhe zyrtarësh të lartë nën hetim, problemi është tek kryeministri, se kë emëroi, çfarë kontrolloi dhe çfarë bëri kur u paralajmërua për skandalet e shumta.

13:58

Beteja për votat e minoritetit në Finiq, garë mes PBDNJ dhe MEGA

Lapsi.al 24 April 2023
Beteja për votat e minoritetit në Finiq, garë mes PBDNJ dhe MEGA

Nënkryetari i Bashkisë së Sarandës, Romeo Çakuli garon për postin e kryetarit të Bashkisë Finiq për partinë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, MEGA, e cila e kontrollon këtë bashki që nga viti 2019 në aleancë me Partinë Socialiste.

Përballë tij janë dy kandidatë, Leonidha Papa nga Partia Demokratike dhe Leonidha Hristo nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Hristo është kandiduar nga partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, e cila është në aleancë me koalicionin opozitar. Hristo ka qenë më parë kryetar i bashkisë Finiq në vitet 2015-2019 për palën tjetër, si përfaqësues i partisë MEGA, ndërsa tani ka ndryshuar krah duke kandiduar për PBDNJ dhe opozitën.

Ndërsa Leonidha Papa ka qenë më herët kryetar i organizatës Omonia, por tani kryetari pasardhës duket se mbështet koalicionin Bashkë Fitojmë.

Ndarja e votave mes të dyve mund të ndihmojë partinë MEGA të vijojë të kontrollojë këtë bashki. Për socialistët, kontrolli i bashkisë së vogël është pjesë e llogarive elektorale për zgjedhjet parlamentare për Qarkun Vlorë, ku formula e proporcionalit rajonal jep shpërblime ose penalitete të konsiderueshme për avantazhe relativisht të vogla elektorale. Kryetari aktual i bashkisë Finiq, Kristo Kiço e ka marrë këtë post pasi më herët ishte i punësuar nga socialistët si nënkryetar i bashkisë Sarandë dhe kandidati i MEGA-s vjen sërish nga i njëjti pozicion. Kristo Kiço është njëkohësisht kryetar i kësaj partie.

Njëmbëdhjetë parti garojnë për 21 postet e këshillit bashkiak të kësaj bashkie minoritare. Këto parti kanë vendosur në listat e tyre të mbyllura 223 kandidatë.

Në listat zgjedhore të bashkisë Finiq gjenden 31 mijë votues, por shumica duket se janë në emigrim dhe pjesëmarrja në zgjedhje në këtë bashki ka qenë vetëm 29% në vitin 2015 dhe 14% në vitin 2021, kur mbyllja e kufirit nga komiteti anti-COVID ndaloi atë pjesë të emigrantëve të cilët kthehen për të votuar. Zgjedhjet e vitit 2021 u fituan nga Partia Socialiste në pushtet, ndërsa MEGA, partia që kontrollon bashkinë që nga viti 2019, nuk mori pjesë në zgjedhje.

Aftësia e Omonias dhe PBDNJ-së për të sjellë emigrantë për të votuar kandidatin e tyre mund të jetë përcaktuese në rezultatin e zgjedhjeve në këtë bashki ku numri i pjesëmarrjes në votime ka qenë në rënie të konsiderueshme. Në vitin 2011 për zgjedhjet e ish-komunave pati gati 12 mijë vota ndërsa në zgjedhjet e vitit 2015 pjesëmarrja ra në 8500 ndërsa në 2021 në 4300. Pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet e vitit 2021 i dedikohet situatës së COVID-19 pjesërisht, por tendenca e pakësimit të votuesve të pranishëm në këtë bashki është e dukshme pavarësisht kësaj.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI