Flash

Dy garat e së njëjtës fushatë

Lapsi.al 24 April 2023
Dy garat e së njëjtës fushatë

Në këtë fushatë duket sikur po ravijëzohen dy gara paralele, e para, ajo e pamundur, për të mposhtur pushtetin e Edi Ramës dhe e dyta, e opozitës reale, për të treguar se veglat që ky i fundit ka pajisur me vulë, financim, apo kohë televizive nuk kanë peshë të përfillshme tek elektorati shqiptar. Duke qenë se betejën e vërtetë të 14 majit, pushteti e ka “kopsitur” me para oligarkësh, forcë bandash, media të blera, gjykata, KAS, Kolegj zgjedhor e kështu me radhë ajo jep përshtypjen sikur e ka humbur interesin. Shpesh kjo tjetra, mes opozitës që ka vota dhe asaj që ka vulën, vihet në plan të parë. 

Kështu, kur mblidhen organet e drejtësisë apo ato që arbitrojnë zgjedhjet, përplasja kryesore është mes njërëzve të Berishës dhe atyre të Alibeajt. 

E njëjta gjë ndodh edhe në media. Në studiot televizive i jepet më shumë vend ndeshjes mes dy PD-ve, ndërsa titujt më të klikuar të gazetave të shtypura dhe atyre online janë ato për luftën brenda llojit. Shpesh, viktimë e këtij përçudnimi jam bërë edhe personalisht duke “i shërbyer” në debatet e mbrëmjes një strategjie që ka si qëllim kryesor shmangjen e vëmendjes nga mëkatet, abuzimet dhe krimet e pushtetit. Sa herë i’a bëj këtë vërejtje kolegëve të mi, shumë prej tyre më përgjigjen me një profesionalizëm sipërfaqësor, se ata i përshtaten pasqyrimit besnik të realitetit. 

Lexo më tej:

Këto fytyra (foto) po shkatërrojnë zgjedhjet. Vendimi i fundit i KAS 

I përfytyroj edhe tani duke më sjellë si shembull analizën e fundit që ka botuar Lapsi.al, ku vihet në dukje përkimi i fushatës mes Ramës dhe Alibeajt. “A nuk bëni dhe ju tek medja juaj të njëjtën gjë”- imagjinoj pyetjen e tyre ironike? “A nuk i shërbeni edhe ju po njësoj përçarjes mes kundërshtarëve që forcon sundimin e këtij regjimi”- përfytyroj shpotinë e tyre therrëse.       

Pra problemi themelor është: nëse ka një tension real mes anti berishistëve dhe berishistëve në gjirin e opozitës, a duhet pasqyruar ky konflikt, pavarësisht nga droja se kjo mund ti shërbejë konsolidimit të regjimit?

Në kushte teorike absolutisht që po. Por në terrenin konkret është e kundërta, sepse cilido që tenton të jetë i ndershëm dhe i drejtë ka kaluar njëherë nga një eksperiencë e tillë. Vetëm pak vite më parë ne ishim dëshmitarë të një parlamenti të trukuar, të mbushur me karavidhe opozitare. Edhe ata bënin debate parlamentare, kërkonin mocione, kritikonin qeverinë madje u shfaqën si konkurentë për 25 prillin. Gjuzi, Jenisheri, kërpërata, ai burri uiskdashës na u trumbetuan nga Edi Rama dhe Taulant Balla, nga mediat që i mbajnë ison atyre, nga Soreca apo Yuri Kim, si opozita reale dhe pro atlantiste e vendit. Por me gjithë këtë pompim, kur mbërriti koha e zgjedhjeve, nuk patën fatin të marrin asnjë votë. Pra të gjithë ata që na treguan këtë fabul, apo të tjerët që për arsye “profesionale” e pasqyruan atë, dështuan me turp. 

Mungesa në fushatë/ Çfarë skenari pret Basha 

Pikërisht kjo eksperiencë që sapo kemi jetuar është mësimi më i mirë që na tregon se si duhet të sillemi ndaj PD-së me vulë. Natyrisht Alibeaj & Co nuk duhen censuruar, por ata duhen përshkruar ashtu sikurse janë: si vegla (disa me qëllim e disa jo), në funksion të pushtetit. Ata më shumë sesa ilustrim i përçarjes së opozitës na shërbejnë për të kuptuar se sa thellë ka depërtuar regjimi. Fakti që Edi Rama u ka dhënë gjithçka, nga mbrojtja me sambistë në 9 janar, për të shpëtuar kokën e deri tek mbrojtja me KAS-istë për të ekzistuar në letra, e tregon këtë. Vetë përkimet në fushatë, ku sëbashku me rilindjen kanë si interesim kryesor se kush e financon Saliun apo se ky i fundit po dërgon votat demokrate tek Iliri, janë vetëdiskreditimi më sektakolar. 

Pra pyetjet që u ngritiën më lart e kanë përgjigjen të thjeshtë: bëmat e PD-së së vulës duhen pasqyruar, por ama në funksion të idesë se një regjim absolut, korrupton në mënyrë absolute. Po ashtu si gjyqtarët e dalë nga reforma në drejtësi, po ashtu si anëtarët e përzgjedhur të KAS, po ashtu si “analistët” që bërtasin se e keqja e këtij vendi është opozita edhe Alibeaj&Co janë një provë me tepër se tentakulat e autokratit janë shtrirë ngado. Prandaj ata krijojnë përshtypjen e reme se kjo fushatë ka dy gara, kur në fakt ekziston vetëm një: ajo mes pushtetit plus veglat e tij dhe nga ana tjetër, asaj opozite që, sado e keqe qoftë, është e vetmja që shkojnë të votojnë demokratët.  

©Lapsi.al     

Të këshilluara

Kush po luan me shkrepse

Ndërsa në Shqipëri intelektualët luajnë me shkrepse, duke gjëmuar për domosdoshmërinë e rinovimit të opozitës, në terren ndodh e kundërta, punohet sistematikish...

12:26

Ç’kërkonte Glover tek Berisha?

Vëmendjen e mediave në këtë ditë gjysëm pushimi e mori thyerja e embargos ndërkombëtare ndaj Berishës prej shefes së misionit të vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glo...

19:11

Pse do ta votoja Arlind Qorin

Pse do ta votoja Arlind Qorin? - Sepse kemi nevoje per ndryshim. Partite e vjetra jane konsumuar dhe tashme prodhojne me shume se çdo gje tjeter korrupsion. Ka...

11:44

Dy alternativa reale të ndryshimit politik

Nevoja ulëritëse për ndryshim është një nga pikat ku bien dakord pjesa dërrmuese e qytetarëve. Pothuajse të gjitha sondazhet tregojnë se shumica e shqiptarëve j...

09:04

Sa djeni kishte Thaçi për krimet?

Një çerek shekulli më parë, në mes të luftës në Kosovë dhe pas saj, figura të larta ndërkombëtare goditën drejt derës së Hashim Thaçit, komandantit të Ushtrisë ...

14:06

Mali i zi, fundi apo fillimi i një epoke?

Me një popullsi prej pak më shumë se gjashtëqind mijë banorë, Mali i Zi luan një rol vendimtar në ruajtjen e ekuilibrave në Ballkanin Perëndimor dhe është një f...

10:40

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI