Flash

Meghan Markle zbulon emrin e anëtarit që bëri koment racist për djalin e saj

Lapsi.al 23 April 2023
Meghan Markle zbulon emrin e anëtarit që bëri koment racist

I dyshuari racist i familjes mbretërore u emërua në mënyrë sensacionale në një letër të vitit 2021 nga Meghan Markle drejtuar mbretit Charles III.

Vetëm disa ditë pasi u njoftua se Meghan do të anashkalonte kurorëzimin e Charles më 6 maj, u raportua se ajo kishte shprehur shqetësimet e saj për "paragjykimin e pavetëdijshëm" në familjen mbretërore në një letër drejtuar mbretit, raportoi Telegrafi të premten. Një burim konfirmoi për Page Six: "Po, kishte korrespondencë, kishte letra mbrapanga Dukesha e Sussex-it drejtuar mbretit." "Por kjo, nuk ka të bëjë fare me vendimin e saj për të mos marrë pjesë në kurorëzimin," theksoi burimi.

Megjithatë, raporti do të jetë jashtëzakonisht i turpshëm për familjen mbretërore, ndërsa Charles dhe Mbretëresha Camilla përgatiten të kurorëzohen. Sipas gazetës, shënimet u dërguan pas intervistës së Oprah Winfrey të marsit 2021, në të cilën Markle pretendoi se një anëtar i familjes mbretërore kishte spekuluar për ngjyrën e lëkurës së djalit të saj të palindur.

Page Six kupton se letrat identifikojnë emrin e një anëtari të lartë të familjes mbretërore që dyshohet se ka bërë komentin. Në kohën e intervistës, të brendshëm të pallatit informuan se nuk ishte as mbretëresha Elizabeth II dhe as Princi Phillip. Libri i Christopher Andersen "Brothers And Wives: Inside The Private Lives of William, Kate, Harry and Meghan" në fakt e quajti Charles si ai që vuri në pikëpyetje tonin e lëkurës së Archie, por kjo nuk është provuar kurrë./Lapsi.al

 

 

 

Të këshilluara

Sofia Richie martohet me Elliot Grainge

Sofia Richie dhe Elliot Grainge u martuan në Francë të shtunën. Modelja dhe sipërmarrësi zhvilluan ceremoninë e tyr në Hotel du Cap-Eden-Roc në Antibes para fam...

10:22

Camila Cabello, këngë dedikuar Shawn Mendes

Vetëm disa ditë pasi Camila Cabello dhe Shawn Mendes u panë duke ndarë një puthje në Coachella, ish anëtarja e Fifth Harmony hodhi një pjesë të këngës së saj të...

16:45

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI