Flash

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46

Berisha: Rama mbjell pemë të lajë mëkatet

Lapsi.al 23 April 2023
Berisha: Rama mbjell pemë të lajë mëkatet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar ditën e sotme kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Delvinës në zgjedhjet e 14 majit, Ilir Mehmeti. Nga atje Berisha ka deklaruar se kryeministri Rama ka shpenzuar 22 milionë euro për fluturime me avion privat më dhomë gjumi, ndërsa sot “kap lopatën që të duket si qengj para zgjedhësve”. Berisha e cilësoi atë si një “mashtrues ordiner”, ndërsa shtoi se ky i fundit ka frikën e ballafaqimit me qytetarët për vjedhjet e tij.

“Njeriu që shpenzon 22 mln euro avion personal me dhomë gjumi dhe tani do të duket njeri i lopatës. Mbulon me lopatë vjedhjet e tij, frikën e tmerrshme nga ballafaqimi. Beson se tani meqë më kanë quajtur mua sulltan, tani duhet të dukem njeri i thjeshtë, njeri i lopatës.

14 Maji janë zgjedhjet e fatit tonë sepse po t’i japësh pushtet më tej këtij njeriu që nuk ka lënë pasuri pa i vjedhur shqiptarëve. Do të ishte një vetëdënim që do i bënim vetes, Një dënim për të ardhmen e vendit, fëmijët tanë. Duhet të bëjmë gjithçka që të vendosim pluralizmin më 14 Maj. Të japim sinjalet që vjeshta të jetë fundi i tij i turpshëm. Ai fund duhet t’i vijë nga shqiptarët” - u shpreh Berisha.

Ai u shpreh se edhe ai po të ishte i ri do të largohej me kushtet që ata kanë vënë në universitete si asnjë shtet tjetër në botë.

“Edhe unë po të isha i ri do ikja. Mesatarja e ngrenë dhe në universitet nuk shkojnë dot. Shkojnë vetëm fëmijët e të pasurve. Asnjë shtet nuk e bën këtë. Ku thotë do marr punëtorë nga India, Sri Lanka dhe Bangladeshi se ata nuk votojnë. Ai ka frikë votën tuaj. A ka njeri që mund të thotë një gjë të tillë? Që ata janë mirë që nuk votojnë. Kohë e pazakontë për ne. Na shndërruan në një komb mysafir në tetë vite ne”, - tha Berisha.

“Nga viti 2005-2013 përveç të ardhurave me taksa të përgjysmuara në krahasim me sot e rritëm borxhin me 4.2%. Shqiptarët po ikin sepse ndihen më të varfër. Dhe varfëria të pret shpresën. Ka mbjellë një mln pemë thotë kryetari i bashkisë së kryeqytetit. Ka vjedhur për 1 mln fidane. Ka mbjellë 10mijë dhe ka vjedhur 990 mijë. Një fidan pishe 5500 euro. Paratë tuaja. Nuk ka qeveria para. Ua merr ju me taksa dhe sot kam mbjellë 1 mln pemë” – tha kreu i PD-së. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46