Flash

Zgjedhjet e 14 majit/ KQZ përcakton ndarjen e buxhetit mes partive

Lapsi.al 22 April 2023
Zgjedhjet e 14 majit/ KQZ përcakton ndarjen e buxhetit mes partive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar sasinë e buxhetit përkatës për subjektet pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Sipas njoftimit të KQZ, tre partitë që përfitojnë më shumë të ardhura janë Partia Socialiste, me 42.833,466.73 lekë, Partia e Lirisë me 15,594,215.8 lekë dhe Partia Demokratike me 4.963.584.24 lekë.

Njoftimi i KQZ-së:

????̈??????? ????? ? ???????? ??̈ ??????? ??̈? ???????̈ ????t??? ?????̈?????̈?? ??̈ ???????? ??????? ????

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve përcaktoi sasinë e fondit të buxhetit të shtetit që do t’u shpërndahet si paradhënie partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023.

Fondi 97,064,530.08 lekë u shpërnda si më poshtë vijon:

1. Partia Demokratike (PD) 4.963.584.24 lekë

2. Partia Republikane (PR) 3,012,429.13 lekë

3. Partia Aleanca Progresiste L.ZH.K 1,100,255.80 lekë

4. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 42.833,466.73 lekë

5. Partia e Lirisë (PL) 15,594,215.8 lekë

6. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) 4,260,606.71 lekë

7. Partia Fryma e Re Demokratike (FRD) 1,194,064.75 lekë

8. Partia Demokracia Sociale (PDS) 1,123,779.90 lekë

9. Partia Socialdemokrate (PSD) 0 lekë

10. Bindja Demokratike (BD) 639,798.69 lekë

11. Partia e Gjelbër (P.GJ) 797,915.09 lekë

12. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë (ADK) 448,974.27 lekë

13. Aleanca Arbnore Kombëtare (AAK) 532,820.88 lekë

14. Partia Uniteti Kombëtar (PUK) 562,618.08 lekë

Komisioneri miratoi modelin e aktmarrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe partisë politike që përfiton fondet nga buxheti i shtetit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Përfundoi shqyrtimi administrativ i denoncimeve të Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara ndaj personave përgjegjës, për raportimin e veprimtarive publike.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI