Flash

Sherri për një vajzë/ Gjykata lë në burg autorin e dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit

Lapsi.al 22 April 2023
Sherri për një vajzë/ Gjykata lë në burg autorin e

Gjykata e Tiranë vendosi masën "arrest me burg" për Axel Hoxhën, 18-vjeçarin që dyshohet se qëlloi me thikë pas shpine 20-vjeçarin Stiven Toshkëzi, i cili nuk u mbijetoi dot plagëve.

Hoxha doli sot para gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”.

I riu Stiven Toshkëzi dyshohet se u qëllua me thikë pas shpine natën e 18 prillit, shumë pranë banesës së tij në Tiranë. Toshkëzi sapo kishte lënë punën kur është përballur me dy 18-vjeçarët, të cilët dyshohet se e kishin qëlluar pas shpine, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Dje gjykata la në burg edhe Ensi Mazen si bashkëpunëtor.

E dashura e Stiven Toshkëzit, në dëshminë e dhënë për policinë ka deklaruar se autori i krimit e shqetësonte në rrjetin social Instagram. Sipas saj, këto shqetësime nga ana e autorit të krimit, janë vënë re nga partneri i saj 20-vjeçar, gjë që ka sjellë konflikt mes Stiven dhe Axel.

Por në dëshminë e tij, Axel Hoxha ka mohuar ta ketë ngacmuar vajzën duke thënë se takimet dhe kontaktet mes tyre ishin të pashmangshme për shkak se ishin në një klasë. Madje ka kërkuar edhe ballafaqim me të dashurën e viktimës. 18-vjeçari njihej si person problematik në shkollë dhe zonë.

Të këshilluara

Pentagoni: Po analizojmë 650 raste UFO-sh

Qeveria amerikane po analizon më shumë se 650 raste të të ashtuquajturave "Fenomene Ajrore të Paidentifikuara", të njohura zakonisht si UFO. Sean Kirkpatrick, d...

23:38

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI