Flash

Mbyllet komisariati digjital/ Çdo subjekt i sulmuar merret në mbrojtje nga struktura e re

Lapsi.al 22 April 2023
Mbyllet komisariati digjital/ Çdo subjekt i sulmuar merret në

Pas sulmeve kiberntike të sponsorizuar nga qeveria iraniane sidomos ministria e inteligjencës dhe garda revolucionare, një hakerim që vijon nën hetim në Shqipëri, rezulton se i vetmi shërbim që nuk është kthyer ende është komisariati digjital i Policisë së Shtetit. Kjo e fundit ka vendosur që komisariati digjital të qëndrojë i  mbyllur për shkak të sulmeve kibenertike.

Igli Tafa, drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Certifikimit Elektronik dhe Sigurisë Kibenertike AKCESK, thotë se pas rikthimit të shërbimeve publike online për qytetarët dhe rrjedhjes të të dhënave të shtetasve edhe hetimi administrativ vijon ende.

“Një nga aplikacionet që mendohej si i kompromentuar ishte ky lloj aplikacioni falë mënyrës se si operohej që i lejonte qytetarët të aplodonin skedarë që mund të infektoheshin nga keqdashësit dhe këto skedarë të atashoheshin me malweare dhe më pas të hynin në skedarët e policisë së shtetit dhe kjo mund të sillte të gjithë materialet në Polici. Duke qenë se ekziston ky rrezik policia ka vendosur ta bllokojë përkohësisht. Ndërsa sa u përket sektorëve të tjerë, të infrastrukturës, energjetikës, transporteve, sektori ynë po punon si në rritjen e kapaciteteve personale dhe teknologjike dhe mund të them se Shqipëria tani është më e sigurt se kohën kur ndodhi ky sulm”, tha Igli Tafa drejtor i përgjithshëm i AKCESK.

Me pesë punonjës të administratës që akuzohen se nuk instaluan antiviruset, prokuroria po përgatiten t’i dorëzojë si të pandehur për shpërdorim detyre. Ndërsa hetimi ku flitet dhe për sigurinë kombëtare është jo vetëm në pritje të letërporosive, ka përfshirë në bashkëpunim edhe SPAK .

“Raportimet më të shpeshta janë ato me fishink, dose atack që janë sulmet më të përhapura dhe së fundmi randsomware. Në të gjitha rastet autoritete janë të detyruara të njoftojnë brenda katër orësh autoritetin tonë, që ngre grupin. kur shohim që ka probleme marrim masa për të evituar incidentin. Në rastin kur shohim që informacioni është i rremë orientojmë  subjektin që të orientojnë qytetarët sidomos në sektorin financiar që të mos panikosen. Madje në këtë fushë në sektorin bankar , ata duhet të kryejnë doemos kallëzim për panik”, u shpreh tha Igli Tafa drejtor i përgjithshëm i AKCESK.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI