Flash

Zgjedhjet në komunat serbe/ A ka ndryshuar qëndrim SHBA për Kosovën

Lapsi.al 21 April 2023
Zgjedhjet në komunat serbe/ A ka ndryshuar qëndrim SHBA për

Diplomatët e lartë amerikanë kanë vendosur të godasin fort përpjekjet e presidentit serb Vuçiç për të bojkotuar zgjedhjet në katër komuna të veriut të Kosovës, duke e detyruar Listën serbe të mos marrë pjesë në to. I dërguari special amerikan, Gabriel Escobar bëri dy deklarata të fuqishmë në favor të shtetit kosovar, duke bërë më dije se vendi i tij do t'a njohë rezultatin e zgjedhjeve, pavarësisht bojkotit të Listës Serbe. “Do të ketë zgjedhje dhe ne do t’i njohim rezultatet dhe shpresojmë që serbët të kthehen në një moment në institucione”, tha Escobar. Duke komentuar tentativat për të frikësuar një kandidat tjetër Alleksandar Jabllanoviç, nga Partia e Serbëve të Kosovës që garonte për kryetar të Leposaviçit, Escobar shtoi në një koment për agjensinë Tanjug: “Djegia e automjeteve, pasurisë së paluajtshme dhe kërcënimet ndaj njerëzve që duan të integrohen nuk vijnë nga shqiptarët etnikë, por nga serbët, kështu që mendoj se kërcënimet ndaj komunitetit serb në Kosovë duhet të ndalen nga të gjitha anët”, deklaroi i dërguari special i ShBA-së, Gabriel Escobar për “Tanjug”.

Lexo me tej:

Escobar: Do njohim zgjedhjet në veri të Kosovës edhe pa Listën Serbe

Më 23 prill, pritet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, si dhe zgjedhjet e parakohshme për dy kuvendet komunale, në Zveçan dhe Leposaviq.

Në garë për kryetar të këtyre komunave janë 10 kandidatë nga tri subjekte politike, prej të cilëve vetëm një nga komunitetit serb.

Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, nuk ka aplikuar për të marrë pjesë në këto zgjedhje, me arsyetimin se nuk i janë përmbushur dy kërkesa: formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe tërheqja e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

Tensioni në Veri/ Serbët bojkotojnë dhe kërkojnë “Zajednicën”

Zgjedhjet e jashtëzakonshme po organizohen pasi kryetarët e këtyre komunave – nga radhët e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – kanë dhënë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar, si shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrim të makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje presidentja Vjosa Osmani shpalli zgjedhje të reja të parakohshme, por falë presionit amerikan autoritetet e Kosovës u detyruan t'i shtynë ato.

Tani kur duket sikur Beogradi po përpiqet ta marrë zvarrë procesin duke dashur t'i shtyjë sërish zgjedhjet diplomacia e Uashingtonit ka dalë hapur në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës. Ky episod duket pak i çuditshëm sepse prej një kohe të gjatë Amerika dukej sikur qe rreshtuar në krah të Vuçiçit, në përpjekje për ta përkëdhelur atë për të distancuar nga Rusia. Në kuadër të kësaj strategjie Uashingtoni ka qenë më pranë Beogradit gjëtë dialogut me Kosovën dhe sidomos në mbështetje të plotë të tij për themelimin e asocacionit.

Kris Hill, trajektorja e bombarduesit të Millosheviçit, sot mik i Vuçiçit

Por së paku për episodin e zgjedhjeve diplomatët amerikanë kanë qenë të qartë dhe kjo u konfirmua edhe në një prononcim të ambasadorit në Kosovë për Radion Evropa e Lirë. Jeffrey Hovenier, ka thënë sot se qëndrimi amerikan është i qartë dhe nuk ka ndryshuar lidhur me procesin zgjedhor në veri të Kosovës. Ai u bëri thirrje të gjitha partitë politike që të marrin pjesë “në këtë proces demokratik”, duke tërhequr vërejtjen se “të gjitha përpjekjet për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve përmes kërcënimeve apo përdorimit të dhunës, do të përballen me dënimin e fuqishëm të komunitetit ndërkombëtar”.

“Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë do ta vëzhgojnë këtë proces nga afër”, ka thënë zoti Hovenier, duke kërkuar njëkohësisht nga Qeveria e Kosovës të dëshmojë ndjeshmëri ndaj shqetësimeve të qytetarëve që jetojnë në veri të Kosovës.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Territori Shqiptar në pjesën më të madhe të tij do të jetë me nje mot dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë në orët e para të ditës mbiz...

07:48

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI