Flash

Vrasja e 20-vjeçarit/ Autori mohon ngacmimin e të dashurës së viktimës: Dua ballafaqim

Lapsi.al 21 April 2023
Vrasja e 20-vjeçarit/ Autori mohon ngacmimin e të dashurës

Aksel Hoxha (Axel), një ditë pasi është vetëdorëzuar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, ka dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen e rëndë që u regjistrua mesnatën e së martës në kryeqytet ku humbi jetën 20-vjeçari Stiven Toshkëzi.

I riu ka rrëfyer se konfliktet mes tyre kanë qenë të vazhdueshme. Ai ka pretenduar se rreth 4 muaj përpara ngjarjes, ata kanë pasur një konflikt ku Toshkezi e ka dhunuar.

Teksa shton se motivi ka qenë një vajzë, me të cilën viktima kishte një marrëdhënie, ai ka treguar se viktima pretendonte se Hoxha ka shqetësuar vajzën, por ky i fundit e mohon duke u shprehur se komunikimin dhe takimet me vajzën ishin të pashmangshme për arsye se ishin në të njëjtën klasë.

Lexo më tej: Goditi për vdekje me thikë pas shpine të riun në Tiranë, vetëdorëzohet autori 

Më tej ai ka treguar se miku i tij, Enzi Maze, i arrestuar pak orë pas ngjarjes, nuk ka lidhje me ngjarjen pasi ai ka qenë rastësisht i pranishëm sepse edhe këta nuk kishin lënë një ditë takimi, por tregon se kishin biseduar për t’u takuar dhe sqaruar lidhur me konfliktet e mëparshme që kishin pasur.

Natën e ngjarjes ai thotë se e ka parë rastësisht dhe qëllimi ka qenë të bisedonin, por pretendon se viktima ka nisur të flasë me tone të larta, gjë e cila ka agravuar situatën.

Sa i përket thikës që ka pasur me vete, ai pretendon se ka qenë e rastësishme, pavarësisht se njihet si person problematik në shkollë dhe zonë. Madje ka kërkuar dhe të përballet me vajzën pasi mohon ta ketë shqetësuar.

Ai ka shtuar se ka ikur nga vendi i ngjarjes pasi nuk ka menduar se Toshkezi mund të kishte humbur jetën.

Ndërkohë pas ngjarjes, policia ka marrë edhe dëshminë e vajzës e cila ka pohuar se Akseli e shqetësonte në rrjetin social Instagram, gjë e cila ishte parë dhe nga viktima.

Të këshilluara

Ngrihet tjetër akuzë për Ramazan Rrajën

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Ramazan Rrajën. Rraja akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Ajran Ndoj dhe mikut të tij Aleksandër Laho. Gazetarja Klo...

09:58

BE miraton plan emergjence për emigracionin

Euro-deputetët miratuan një sërë propozimesh për migracionin, ndër të cilët edhe një që u kërkon anëtarëve të Bashkimit Evropian të ndajnë barrën e strehimit të...

09:11

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46