Flash

Vinin baste sportive, kapen në flagrancë 5 persona në Tiranë

Lapsi.al 21 April 2023
Vinin baste sportive, kapen në flagrancë 5 persona në Tiranë

Pesë persona janë arrestuar në Tiranë pasi u kapën në flagrancë duke vendosur baste sportive në dy lokale.  Sipas policisë, gjatë aksionit janë sekuestruar pesë aparate celulari, ndërkaq ka nisur puna për zbardhjen e veprimtarisë së tyre.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Goditen nga Komisariati i Policisë Nr. 2, dy raste të organizimit të lotarive të palejuara, në ambientet e dy lokaleve. Vihen në pranga 5 shtetas. Sekuestrohen 5 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Game over 5”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– B. S., 61 vjeç, P. M., 51 vjeç, D. Ç., 42 vjeç, E. B., 22 vjeç, dhe P. S., 59 vjeç, të pestë banues në Tiranë. Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara nga shërbimet e Policisë, këta shtetas u kapën në flagrancë, në dy lokale të ndryshme, në rrugën “Tish Daija” dhe “Skënder Luarasi”, duke vënë baste sportive, me celularët e tyre, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Territori Shqiptar në pjesën më të madhe të tij do të jetë me nje mot dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë në orët e para të ditës mbiz...

07:48

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI