Flash

Tentoi të vriste një shtetas në Sarandë, kapet pas një viti 38 vjeçari i shpallur në kërkim

Lapsi.al 21 April 2023
Tentoi të vriste një shtetas në Sarandë, kapet pas një

Një 38 vjeçar i shpallur në kërkim një vit më parë për tentativë vrasje është vënë në prangat e policisë greke, me qëllim ekstradimi drejt vendi tonë.

Sipas policisë mësohet se E.A. rreth një viti më parë tentoi të vriste një shtetas duke e goditur me thike dhe këtë të premte është vënë në pranga në Korfuz dhe arrestohet për t’u ekstraduar drejt vendit tonë.

Si rezultat i këtij operacioni, është kapur në Korfuz, Greqi dhe është arrestuar përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar E. A., 38 vjeç, banues në Sarandë.

“Finalizohet një tjetër operacion i përbashkët me homologët, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, për krime kundër personit.

Operacioni policor i koduar “Ishulli“, u finalizua si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Greqisë, si dhe falë shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës.

Tentoi të vriste një shtetas, rreth një vit më parë, në Sarandë, duke e goditur disa herë me mjet prerës (thikë), kapet në Korfuz dhe arrestohet për t’u ekstraduar drejt vendit tonë, 38-vjeçari i shpallur në kërkim.

Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale dhe si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Greqisë, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për krime kundër personit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ishulli”,

Si rezultat i këtij operacioni, është kapur në Korfuz, Greqi dhe është arrestuar përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar E. A., 38 vjeç, banues në Sarandë.

Ndaj 38-vjeçarit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Më datë 09.04.2022, në lagjen nr. 1, Sarandë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi E. A. ka goditur disa herë me mjet prerës (thikë), në pjesë të ndryshme të trupit, shtetasin D. M. dhe i ka shkaktuar atij, dëme serioze për jetën dhe shëndetin.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Athinën, vijojnë veprimet për ekstradimin e 38-vjeçarit, drejt vendit tonë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46