Flash

Pentagoni: Po analizojmë 650 raste UFO-sh

Lapsi.al 21 April 2023
Pentagoni: Po analizojmë 650 raste UFO-sh

Qeveria amerikane po analizon më shumë se 650 raste të të ashtuquajturave "Fenomene Ajrore të Paidentifikuara", të njohura zakonisht si UFO. Sean Kirkpatrick, drejtor i Zyrës së Pentagonit për Zgjidhjen e Anomalive tha se numri i rasteve ishte rritur ndjeshëm pasi në fillim të këtij viti kishte vetëm 350 raste për t’u analizuar.

“Nga këto 650 raste ne u kemi dhënë përparësi rreth gjysmës së tyre që kanë vlera anormale interesante” - tha Kirkpatrick. Ai u tregoi ligjvënësve se si zyra e tij po ndihmon Pentagonin dhe komunitetin e inteligjencës për të identifikuar teknologjitë e huaja në zhvillim. Ata ndihmuan edhe në identifikimin e balonës së mbikëqyrjes në lartësi të madhe të Kinës që fluturoi mbi hapësirën ajrore të SHBA në shkurt.

Në raportimin para kongresmenëve amerikanë ai tregoi dy raste të deklasifikuara, njëra e zgjidhur dhe tjetra e pazgjidhur. Videoja e parë tregon një rruzull të vogël që fluturon në ekranin e kamerës së një droni MQ-9 në Lindjen e Mesme në vitin 2022. Kamera e dronit ndoqi objektin teksa lëvizte nëpër qiell duke hyrë dhe dalë nga ekrani.

Kirkpatrick shpjegoi se ky rast ishte i pazgjidhur sepse nuk kishte prova të tjera përtej videos. “Do të jetë praktikisht e pamundur të identifikohet plotësisht vetëm bazuar në atë video,” - tha ai, duke shtuar se shpresa ishte se ndërsa mblidheshin më shumë të dhëna për këto episode.

Video e dytë vinte nga Azia Jugore në fillim të këtij viti. Një objekt fluturues u fiksua nga dy drone MQ-9 dukej që kishte një gjurmë shtytëse pas tij. Kirkpatrick tha se fillimisht besohej se ishte UFO, por pas analizimit u zbulua se ai ishte një "imazh hije".

Ligjvënësit amerikanë po i bëjnë presion Pentagonit për të zgjidhur pamjet e pashpjegueshme. Kirkpatrick përsëriti edhe një herë se nuk ka ende asnjë provë të paraqitjes së jetës jashtëtokësore.

"Nga kërkimet tona, nuk ka asnjë provë të besueshme deri më tani të aktivitetit jashtëtokësor, teknologjisë jashtë botës ose objekteve që kundërshtojnë ligjet e njohura të fizikës" - tha Kirkpatrick. Senatorët e pyetën Kirkpatrick për perspektivën e teknologjive në zhvillim nga vende të huaja si Rusia dhe Kina.

Ai tha se në një numër të vogël rastesh, ka shqetësime se episodet mund të jenë dëshmi e përparimeve të mundshme teknologjike. Këto raste, tha ai, i janë dorëzuar komunitetit të inteligjencës për të hetuar më tej. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI