Flash

Në kërkim prej dy vitesh për shitje kanabisi, kapet 30-vjeçari në Elbasan

Lapsi.al 21 April 2023
Në kërkim prej dy vitesh për shitje kanabisi, kapet

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, ato të Komisariatit të Policisë Elbasan dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, si rezultat i punës hetimore dhe operacionale për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kanë kapur në Cërrik, Elbasan shtetasin D. B., 30 vjeç, banues në fshatin Valas.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar 30-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Në një rast të goditur nga shërbimet e Policisë, në shtator të vitit 2021, u konstatua se shtetasi D. B., në bashkëpunim me një shtetas tjetër, mbante sasi lënde narkotike kanabis, të ndarë në doza, të gatshme për shitje dhe sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Territori Shqiptar në pjesën më të madhe të tij do të jetë me nje mot dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë në orët e para të ditës mbiz...

07:48

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI