Flash

Lufta në Sudan/ OKB dhe SHBA rrisin presionin për armëpushim në festën e Bajramit

Lapsi.al 21 April 2023
Lufta në Sudan/ OKB dhe SHBA rrisin presionin për armëpushim

Presioni diplomatik po rritet për t’i dhënë fund luftimeve në Sudan, të cilat kanë lënë më shumë se 300 të vdekur javën e fundit. Ushtria e rregullt ka luftuar kundër një force paraushtarake të quajtur Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF).

OKB, SHBA dhe vende të tjera kanë bërë presion për një armëpushim tre-ditor për të shënuar festën myslimane të Fitër Bajramit.

RSF thotë se ka rënë dakord për një armëpushim 72-orësh për arsye humanitare. Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga ushtria.

Armëpushimi do të jetë në fuqi nga ora 06:00 të premten, tha RSF. Dy tentativa të mëparshme të armëpushimit nuk arritën të hynin në fuqi.

Kreu i ushtrisë, gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, hodhi poshtë më herët mundësinë e negociatave me RSF. Shpresa e fundit për një armëpushim të përkohshëm erdhi pasi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres bëri thirrje për një armëpushim për të lejuar civilët të arrijnë të sigurt.

“Armëpushimi i Bajramit duhet të jetë hapi i parë në sigurimin e pushimit nga luftimet dhe hapjen e rrugës për një armëpushim të përhershëm. Ky armëpushim është absolutisht vendimtar në këtë moment.”, tha Guterres.

OKB-ja ka paralajmëruar se midis 10,000 dhe 20,000 njerëz – kryesisht gra dhe fëmijë – janë larguar nga Sudani mes luftimeve të ashpra atje, për të kërkuar siguri në Çadin fqinj.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjithashtu u bëri thirrje udhëheqësve ushtarakë ndërluftues veçmas që të bashkohen me një armëpushim të paktën deri të dielën. Blinken “shprehte shqetësimin e madh të SHBA-së për rrezikun ndaj civilëve, personelit humanitar dhe diplomatik, duke përfshirë personelin amerikan” nga luftimet, tha Departamenti i Shtetit.

Në një deklaratë të ushtrisë sudaneze thuhet se gjenerali Burhan kishte marrë telefonata nga liderët turq, sudanez jugor dhe etiopianë, si dhe z. Blinken dhe ministrat e jashtëm saudit dhe të Katarit.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI