Flash

“Kam thënë do e vras me kallash”/ Cllevio reagon pas daljes nga burgu për Noizyn

Lapsi.al 21 April 2023
“Kam thënë do e vras me kallash”/ Cllevio reagon pas

Gjykata e Durrësit liroi disa ditë në parë nga burgu Kleviol Ahmetin, i njohur si Cllevio, i cili u arrestua pas denoncimit të Noizy-t se e kërcënonte me jetë.

Togat e zeza dhanë masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij. Cllevio u arrestua më 16 prill pas denoncimit të Noizy-t, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku.

Ky i fundit deklaroi se Cllevio i kishte shkaktuar frikë e ankth me kërcënimet me jetë që i bënte. Me anë të një shkrimi të gjatë në Instagram, reperi sqaroi konfliktin me këngëtarin pas padisë së bërë një ditë më parë ndaj tij për përndjekje ta vazhdueshme ndaj tij dhe familjarëve të tij.

Noizy shprehet se vazhdimisht është tërhequr nga hakmarrja ndaj tij në rrugë ligjore për shkak se i vëllai i Cllevios i është lutur ta lërë me aq. Ai shton se ka vendosur ta bëjë edhe njëherë të njëjtën gjë për të njëjtën arsye duke qenë se i vëllai ka ardhur për ta takuar.

Pas daljes nga qelia, teksa ndodhej në shtëpi, Cllevio ka bërë një live në Tik Tok për fansat e tij ku nuk la pa përmendur situatën me Noizyn.

Cllevio tha se ka qenë ai i cili i ka kërkuar reperit që të bëhen miq, por ka qenë ky i fundit ai i cili e ka refuzuar. Kjo deklaratë e këngëtarit bie në kontradiktë me atë të Noizyt i cili është shprehur më parë se parë se është ulur në tavolinë me prindërit e tij dhe Klevion për të qetësuar gjakrat dhe të mbeten miq, por ai nuk ka pranuar.

Duke e quajtur raportin e tyre “dashuri dhe urrejtje”, Klevioli është shprehur se me Noizyn nuk do të ketë miqësi.

“E pranoj që e kam thënë qe do e vras me kallash, po e kam thënë sepse kjo është Shqipëria edhe ndodhin këto gjëra. Unë i kam propozuar gjithmonë i kam thënë hajde bëhemi shokë. Ai më ka thënë jo se po të kapa. Kjo e jona është dashuri dhe urrejtje. Se po të mos jesh ti (Noizy) nuk kam me kë të merrem, por edhe po të jesh ti më vjen inat pse je.

Nuk e di çfarë i thotë ajo kokë e madhe, kokë qen sharri. Bën si i keq, por nuk e ka zemrën e keqe. E ka zemrën si lepurush i vogël. Trembet dhe e kap ankthi. Ore bello nuk do të luaj më. Ta keni të sigurt, unë shokë me atë nuk bëhem. Nuk jam ai tjetri (Stresi)”- dëgjohet të thotë ai.

Të këshilluara

Plagosen me thikë dy kushërinj në Rrëshen

Dy të rinj në Rrëshen kanë plagosur njëri-tjetrin pas një debati banal që kanë pasur mes tyre. Ngjarja ka ndodhur para pak minutave në shtëpinë e njërit prej...

11:52

Ngrihet tjetër akuzë për Ramazan Rrajën

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Ramazan Rrajën. Rraja akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Ajran Ndoj dhe mikut të tij Aleksandër Laho. Gazetarja Klo...

09:58

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46