Flash

Joe Alwyn shfaqet në publik pas ndarjes nga Taylor Swift

Lapsi.al 21 April 2023
Joe Alwyn shfaqet në publik pas ndarjes nga Taylor Swift

Joe Alwyn u pa për herë të parë që nga lajmi për ndarjen e tij nga Taylor Swift.

Aktori  u fotografua duke dalë nga një hotel në Londër të enjten teksa fliste në telefonin e tij. Dalja vjen gati dy javë pasi Page Six konfirmoi se Swift dhe Alwyn i dhanë fund marrëdhënies së tyre gjashtëvjeçare.

"Nuk ishte dramatike," tha një burim më 8 prill, duke shtuar se marrëdhënia e çiftit "thjesht mbaroi".Ish-çifti më parë ngriti dyshimin se romanca e tyre ishte në krizë kur fansat vunë re se aktori anglez nuk ishte parë duke mbështetur këngëtaren "Anti-Hero" në turneun e saj Eras, i cili filloi më 17 mars. Megjithatë, një burim i tha People në atë kohë se Joe do të "udhëtonte me Taylor kur të mundej". Insajderi pohoi gjithashtu se ai ishte "super mbështetës i karrierës së saj".

Swift dhe Alwyn nuk kanë folur ende publikisht për ndarjen e tyre, por artistja fituese e Grammy kohët e fundit sinjalizoi se ishte mirë kur ajo përshëndeti një fanse që mbante një letër  "Je OK?" në një nga koncertet e saj.

Dyshja kryqëzuan rrugët në Met Gala të 2016-ës dhe filluan të takoheshin fshehurazi disa muaj më vonë, por vetëm vitin e ardhshëm lidhja e tyre u bë kryefjalë. Swift dhe Alwyn ndezën vazhdimisht thashethemet për fejesë gjatë lidhjes së tyre; megjithatë, ata arritën ta mbanin jetën e tyre të dashurisë jashtëzakonisht private./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI