Flash

Jennifer Coolidge nderohet me çmimin " Comedic Genius"

Lapsi.al 21 April 2023
Jennifer Coolidge nderohet me çmimin " Comedic Genius"

Jennifer Coolidge do t'i bashkohet një liste prestigjioze të komedianëve kur ajo të nderohet në MTV Movie & TV Awards 2023 me çmimin Comedic Genius.

MTV njoftoi të enjten seCoolidge do të bëhet marrësja e gjashtëe çmimit shumë të lakmuar, i cili nderon aktorët që kanë dhënë kontribut të pakrahasueshëm në botën e komedisë,  përmes punës së tyre dhe duke transformuar zhanrin në përgjithësi. Ajo i bashkohet Jack Black (2022), Sacha Baron Cohen (2021), Melissa McCarthy (2016), Kevin Hart (2015) dhe Will Ferrell (2013).

Aktorja, që sapo u emërua në listën e "100 njerëzve më me ndikim të vitit 2023" të TIME, shpërtheu në skenë në filmin klasik American Pie të vitit 1999 si nëna e Stifler - për të mos përmendur paraqitjen e saj të paharrueshme në Legally Blonde të vitit 2001.Fituesja e çmimeve Emmy, SAG dhe Golden Globeu shfaq gjithashtu si Tanya McQuoid në serialin hit të HBO-së White Lotus, dhe  në serialin Netflix The Watcher.

MTV Movie & TV Awards 2023 do transmetohet drejtpërdrejt nga Barker Hanger në Los Angeles, të dielën, më 7 maj. Të nominuarit kryesorë këtë vit përfshijnë Top Gun: Maverick, Stranger Things dhe The Last of Us, të gjithë me gjashtë nominime dhe The White Lotus dhe Wednesday me katër. Ndërkohë, Jersey Shore Family Vacation, RuPaul's Drag Race, The Real Housewives of Beverly Hills dhe Vanderpump Rules morën secili nga dy nominime./Lapsi.al

Të këshilluara

Zendaya imazhi i ri i Louis Vuitton

Pasi shërbeu si ambasadore e Valentinos që nga viti 2020, Zendaya zbulon një bashkëpunim të ri me një nga emrat më ikonë të modës. Aktorja 26-vjeçare sot bëhet ...

10:25

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI