Flash

Ice Spice: Instagram nuk më lë të përdor emrin tim të vërtetë

Lapsi.al 21 April 2023
Ice Spice: Instagram nuk më lë të përdor emrin tim të

Ice Spice  ka sulmuar së fundmi Instagramin pasi platforma e mediave sociale hoqi një nga postimet e saj për përdorimin e emrit të saj të vërtetë, Isis.

Në fillim të kësaj jave, reperja (emri i vërtetë i të cilit është Isis Gaston) u tha fansave përmes Story-t në Instagram se postimi i saj u tërhoq për shkelje të udhëzimeve të komunitetit, sipas një fotografie të postuar. "Nuk mund të shkruaj emrin tim," shkroi ajo.Postimi në fjalë ishte një foto e reperit me mbishkrimin “Ayo Isis”, me një emoji anash. Algoritmi i aplikacionit me sa duket e shënoi titullin si një referencë për organizatën terroriste islamike.

Në pamjen e ekranit, Instagram renditi udhëzimet e tij dhe tha se heq "fotot ose videot e dhunës ekstreme grafike, fotot ose videot që inkurajojnësulmet ndaj kujtdo bazuar në prejardhjen e tyre fetare, etnike ose se*suale dhe kërcënimet specifike të dëmtimit fizik, vjedhjes, vandalizëm apo dëm financiar”.

Ice Spice së fundmi bashkoi forcat me Nicki Minaj në këngën "Princess Diana (Remix)," e cila u publikua më 14 prill. Të premten, dyshja publikuan një EP të titulluar Princess Diana (Versions), i cili përfshin shtatë versione të ndryshme të remiksit të ri./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Camila Cabello, këngë dedikuar Shawn Mendes

Vetëm disa ditë pasi Camila Cabello dhe Shawn Mendes u panë duke ndarë një puthje në Coachella, ish anëtarja e Fifth Harmony hodhi një pjesë të këngës së saj të...

16:45

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI