Flash

Gjirokastër/ Vodhi para dhe bizhuteri, në pranga 46-vjeçari

Lapsi.al 21 April 2023
Gjirokastër/ Vodhi para dhe bizhuteri, në pranga 46-vjeçari

Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi vodhi në një banesë një sasi të konsiderueshme parash, nëntë ora dore, 13 varëse, 9 byzylykë dhe bizhuteri të tjera.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vlera”. Vodhi në banesën e një shtetasi, para dhe sende (bizhuteri) me vlerë të konsiderueshme, kapet disa orë pas kryerjes së vjedhjes dhe arrestohet 46-vjeçari. Ky shtetas, i dënuar më parë për të njejtën veprimtari kriminale. Sekuestrohen paratë dhe sendet e vjedhura. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, për një rast vjedhjeje të kryer në një banesë në fshatin Vanistër, Dropull, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Vlera”.

Në kuadër të këtij operacioni, u identifikua dhe u kap pak orë pas kryerjes së vjedhjes, autori i dyshuar i saj, shtetasi A. M., 46 vjeç, banues në Berat. Nga veprimet hetimore dhe operacionale dyshohet se 46-vjeçari, më datë 21.04.2023, ka vjedhur në banesën e një shtetasi, në fshatin Vanistër, Dropull, një sasi të konsiderueshme parash, 9 ora dore, 13 varëse, 9 byzylykë dhe bizhuteri të tjera. Sendet dhe paratë e vjedhura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të kryera nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Territori Shqiptar në pjesën më të madhe të tij do të jetë me nje mot dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë në orët e para të ditës mbiz...

07:48

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI