Flash

Emigracioni i lartë/ Të rinjtë ikin dhe po blejnë më pak online

Lapsi.al 21 April 2023
Emigracioni i lartë/ Të rinjtë ikin dhe po blejnë më

Blerjet online janë kthyer në një formë komode të sigurimit të mallrave apo shërbimeve në të gjithë botën, sidomos tek të rinjtë.

Por, në Shqipëri, tek të rinjtë shqiptarë është kontratuar një ulje e interesit për të bërë blerje përmes kompjuterit. Në të kundërt, sigurimi i produkteve të ndryshme nga ekrani po bëhet një alternativë më e përdorshme për grup moshat më të mëdha.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2022, rreth 26% e grup moshës nga 16-24 vjeç raportoi se kishte bërë blerje online gjatë tre muajve të fundit. Në raport me vitin e mëparshëm, ka një rënie të ndjeshme me 8.4 pikë përqindje (shiko grafikun: Shpërndarja e individëve në përdorimin e TIK, blerjet online gjatë tre muajve të fundit).

Aktorët e tregut pohojnë se kjo rënie e peshës së të rinjve është e lidhur dhe me emigracionin e lartë që ka përfshirë moshat e reja, që po e ndikon dukshëm konsumin në të gjitha fushat.

Grup mosha 25-34 vjeç raportoi të kishte kryer 36.6% të blerjeve online në 2022, pothuajse në të njëjtën peshë si vitin e mëparshëm.

Më shumë po e përdorin internetin për të blerë edhe grup moshat 35-44 vjeç (20.6%, me rritje 4 pikë përqindje) dhe ato mbi 45 vjeç.

Në krahasim me vendet e tjera të Europës, Shqipëria ka normën më të ulët të blerjeve nga ekrani i kompjuterit, apo telefonit celular. Të dhënat e fundit të Eurostat, që i referohen vitit 2021 tregojnë se vetëm 21% e shqiptarëve që kanë përdorur internetin 12 muajt e fundit kanë bërë blerje online për periudhën përkatëse, shumë më e ulët sesa mesatarja europiane prej 74%.

Nga rajoni më mirë renditet Serbia, me 52.9%, e ndjekur nga Kosova, që i ka të dhënat për vitin 2020, me 47.7%, Maqedonia e Veriut me 46.3%, Bosnjë Hercegovina, me 39%, ndërsa Mali i Zi është i parafundit përpara Shqipërisë, me 31.8%.

Valer Pinderi, drejtues i Netrade sh.p.k., drejtues i Shoqatës Shqiptare të Tregtisë Online ka pohuar më herët për Monitor se problematika më e madhe e tregut lidhte me mungesën e e investimeve. Nëse nuk ngrihen standarde, nëse nuk përmirësohet infrastruktura, atëherë cilësia e ofruar do të jetë e vogël dhe si pasojë, konsumatori nuk do ta zgjedhë si mënyrë të re të blerjeve të tyre.

Problematika tjetër lidhet me informalitetin, politikat e ndjekura për të luftuar formalitetin jo vetëm që nuk janë efektive, por po japin rezultatet e kundërta, pohon ai. Informaliteti nuk mund të zgjidhet me sulme të rralla agresive ndaj shitësve fundorë, kur distributorët dhe doganat i detyrojnë këta shitës të jenë informalë. /Monitor

Të këshilluara

Ngrihet tjetër akuzë për Ramazan Rrajën

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Ramazan Rrajën. Rraja akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Ajran Ndoj dhe mikut të tij Aleksandër Laho. Gazetarja Klo...

09:58

BE miraton plan emergjence për emigracionin

Euro-deputetët miratuan një sërë propozimesh për migracionin, ndër të cilët edhe një që u kërkon anëtarëve të Bashkimit Evropian të ndajnë barrën e strehimit të...

09:11

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46