Flash

Elizabeta II, mbretëresha më jetëgjatë e Anglisë, do të mbushte sot 97 vjeç

Lapsi.al 21 April 2023
Elizabeta II, mbretëresha më jetëgjatë e Anglisë, do
Vetëm një vit më parë ajo festoi 70 vitet e mbretërimit. Më saktë 70 vjet e 214 ditë. Megjithatë, ky 21 prill është hera e parë që nuk festohet ditëlindja e saj. Mbretëresha Elizabeth II, sovranja më jetëgjatë e Britanisë, do të mbushte sot 97 vjeç. Dhe kështu, në këto ditë plot tension në të cilat Pallati Buckingham po përgatitet për Kurorëzimin e Mbretit Charles (i planifikuar për 6 majin e ardhshëm në Kishën Abbey në Westminster), familja mbretërore dhe të tjerët, kujtojnë vitet e shumta në fronin e Elizabeth II, duke filluar pikërisht nga ai 6 shkurt 1952 në të cilin, pak më shumë se një e rritur, ajo hipi në fron. Në një intervistë të vjetër me "Variety", Dukesha e Sussex Meghan Markle e përkufizoi Mbretëreshën si "shembullin më të shkëlqyer të lidershipit femëror". Një shembull i forcës dhe guximit që sot do të dukej ende si sovranja më e dashur midis mbretërve. Në fakt, dashuria për mbretëreshën që hipi në fron vetëm në moshën 25-vjeçare në vitin 1953 nuk duket se ka rënë. Sidomos sot që, gati tetë muaj pas vdekjes së saj bota dhe rrjetet sociale e kujtojnë me dashuri dhe admirim, përmes disa prej fotove më të mira që kanë shënuar histori, të cilat orët e fundit po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by WHOOPSEE (@whoopsee.it)

Të këshilluara

Zendaya imazhi i ri i Louis Vuitton

Pasi shërbeu si ambasadore e Valentinos që nga viti 2020, Zendaya zbulon një bashkëpunim të ri me një nga emrat më ikonë të modës. Aktorja 26-vjeçare sot bëhet ...

10:25

Projekti i Angelina Jolie dhe Halle Berry

Të martën, Deadline raportoi se Angelina Jolie dhe Halle Berry do luajnë së bashku në një film të ardhshëm aksion të titulluar Maude v Maude. Warner Bros e bleu...

15:48

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI