Flash

Zhdukja e 2 të rinjve në Sarandë/ Në vëzhgim një makinë e dyshimtë

Lapsi.al 20 April 2023
Zhdukja e 2 të rinjve në Sarandë/ Në vëzhgim një

Një automjet tip “Mercedes-Benz”, targat e së cilës rezultojnë të vjedhura në Lezhë, ka vënë në lëvizje prej të paktën dy ditësh policinë e Sarandës. Automjeti rezulton të jetë fiksuar gjatë këqyrjes së shumë pamjeve filmike që grupi hetimor po mbledh për zbardhjen e zhdukjes së 46 vjecarëve Leonard Thodhori e Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi.

Automjeti rezulton gjithashtu se ka lëvizur edhe brenda qytetit të Sarandës, por nuk është arritur të identifikohet dot se kush ka qenë brenda tij. Paraprakisht mendohet se Thodhori i njohur si “Koçole” mund të ketë lënë automjetin e tij buzë rrugës hyrëse të fshatit Çukë dhe më pas ka hyrë në një automjet të dytë, ndoshta tek “Mercedes-Benz” i dyshimtë i fiksuar në kamera. Mendohet se fillimisht ai ka hyrë pa dhunë, ndoshta se ka parë njerëz të njohur ose menduar se ata kanë qenë dashamirës.

Pasi ka hyrë brenda dyshohet se ka hyrë në plan rrëmbimi tij. Nuk dihet nëse Sulovari është marrë bashkë me Thodhorin apo në vend tjetër. Ajo që dyshohet është se si të gjallë apo të vdekur, dy 46 vjecarët ndodhen brenda rrethit të Sarandës. Ka dyshime se automjeti i rrëmbyesve mund të ketë përshkruar Qafën e Soronesë për të hyrë ne territorin e Bashkisë Konispol. Nga dyshimet e deritanishme, kur po mbushen dy javë nga zhdukja, me shumë mundësi Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari, janë ekzekutuar. /BW

Të këshilluara

Kris arma në Kurbin

Të shtëna me armë raportohen në Kurbin. Në Gjormë, një person i identifikuar nga polic ia ka qëlluar me armë në fasadën e një dyqani. Ka vetëm dëme materiale. P...

19:28

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46