Flash

VIDEO/ Raketa e re e Elon Musk shpërthen që në testin e parë

Lapsi.al 20 April 2023
VIDEO/ Raketa e re e Elon Musk shpërthen që në testin e parë

Raketa e re e madhe e kompanisë SpaceX të Elon Musk, Starship, ka shpërthyer që në fluturimin e saj të parë. Askush nuk u lëndua në testin pa ekuipazh që u krye në bregun lindor të Teksasit të enjten në mëngjes me orën lokale. Pas dy deri në tre minuta në fluturim, raketa - më e madhja e zhvilluar ndonjëherë - filloi të dilte jashtë kontrollit dhe më pas u shkatërrua. Musk ka thënë se kompania e tij do të provojë përsëri pas disa muajsh.

Megjithatë inxhinierët e SpaceX e vlerësojnë misionin e së enjtes si një sukses. Ata thonë se pëlqejnë të "testojnë herët dhe shpesh" dhe nuk kanë frikë “të thyejnë gjërat”. Ata thonë se kanë mbledhur një masë të dhënash për të punuar mbi fluturimin e ardhshëm. Një Starship i dytë është pothuajse gati për të kryer fluturimin.

"Urime ekipi i @SpaceX për një nisje testuese emocionuese të Starship! Mësuam shumë për lançimin e ardhshëm test brenda disa muajsh," - shkroi Musk në Tëitter. Administrata Federale e Aviacionit, e cila licencon lëshimet e raketave në SHBA, tha se do të mbikëqyrte një hetim. Një zëdhënës tha se kjo ishte praktikë standarde kur një raketë shpërthen gjatë fluturimit.

Sipërmarrësi ishte përpjekur t'i ulte pritshmëritë që përpara nisjes. “Vetëm ngritja e mjetit nga toka dhe mosshkatërrimi i infrastrukturës së platformës së nisjes do të konsiderohej "një fitore", tha Musk që më herët. Dhe mesa duket dëshira e tij u plotësua. Ishte e qartë brenda një minute apo më shumë se jo gjithçka po shkonte sic ishte planifikuar.

Teksa raketa po ngjitej gjithnjë e më lart, mund të shihej se 6 nga 33 motorët e mjetit ishin fikur ose ishin djegur. Dhe 3 minuta pas fluturimit, ishte shumë e qartë se fundi ishte afër. Kur dy gjysmat e mjetit duhej të ishin ndarë, në fakt ato ishin ende të lidhura dhe duke u larguar nga kursi. 4 minuta nga nisja Starship po humbte lartësinë, një shpërthim i madh ndodhi në qiellin blu, mesa duket i komanduar nga toka në tokë duke shënuar fundin e testimit.

"Me një test si ky, suksesi vjen nga ajo që mësojmë dhe ne mësuam shumë sot rreth këtyre mjeteve dhe sistemeve tokësore që do të na ndihmojnë të përmirësohemi në fluturimet e ardhshme të Starship," - tha SpaceX në një deklaratë. Starship mund të mos e ketë shkatërruar platformën e saj të nisjes, por fotografitë e mëvonshme treguan se nisja kishte shkaktuar një dëm të konsiderueshëm në sipërfaqen e betonit. Nuk kishte asnjë pritshmëri që anija do të rikthehej. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kris arma në Kurbin

Të shtëna me armë raportohen në Kurbin. Në Gjormë, një person i identifikuar nga polic ia ka qëlluar me armë në fasadën e një dyqani. Ka vetëm dëme materiale. P...

19:28

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46