Flash

Projekti i Angelina Jolie dhe Halle Berry

Lapsi.al 20 April 2023
Projekti i Angelina Jolie dhe Halle Berry

Të martën, Deadline raportoi se Angelina Jolie dhe Halle Berry do luajnë së bashku në një film të ardhshëm aksion të titulluar Maude v Maude. Warner Bros e bleu projektin pasi fitoi një luftë ofertash për filmin gjatë fundjavës.

Gazeta raportoi se projekti është përshkruar si një thriller aksion i tipit "James Bond". Edhe pse aktoret kanë luajtur që nga fundi i viteve 1980 dhe fillimi i viteve 1990, ato nuk kanë punuar kurrë së bashku. Jolie dhe Berry do të punojnë secila si producente në film përveç roleve të tyre kryesore, raportoi Deadline. Dyshja filluan të bënin plane që në janar të vitit 2022 për të prodhuar  një sërë filmash me gra në rolet kryesore në ekran dhe prapa kamerës, sipas medias.

Berry u shfaq për herë të fundit në debutimin e saj regjisorial Bruised (2020) dhe në Moonfall (2022); Angelina së fundmi luajti si një zjarrfikëse në filmin aksion Those Who Wish Me Dead (2021), si dhe Thena në Eternals të Marvel Studios. Ajo gjithashtu do të luajë në  një film të ri të titulluar “Pa gjak” me Salma Hayek si dhe  po përgatitet  të luajë këngëtaren operistike Maria Callas në filmin e ardhshëm të regjisorit Pablo Larraín, Maria./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Reperja konfirmon ndarjen nga Diddy

Reperja Yung Miami ka konfirmuar se ajo dhe Diddy nuk janë më bashkë. Anëtarja e City Girls dhe Sean "Diddy" Combs dolën publikisht me romancën e tyre në qer...

13:49

"Twilight" së shpejti serial

Romanet e njohura "Twilight" nga Stephenie Meyer janë në zhvillim të hershëm në Lionsgate TV për t'u kthyer në një seri televizive të mundshme, ka konfirmuar ET...

13:41

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI